Rregullat e shkuarjes në banjë

Rregullat e shkuarjes në banjë
Për atë që shkon në banjë ka disa rregulla:
* Nuk është mirë që njeriu që shkon në banjë të ketë me vete ndonjë gjë në të cilën është i shkruar emri i Allahut , pervecse në rastin kur ai ka frikë se e humb apo ja vjedhin atë objekt.
Enesi transmeton se i Dërguari i Allahut kishte një unaze në të cilën ishte gdhendur fjala ” Muhamed Resulullah” (Muhamedi është i Dërguari i Allahut), dhe ai e hiqte atë përpara se të shkonte në banjë. (Hadith Munker,Daif Ebu Daud 19)
Ibn Haxheri thotë se ky hadith është mual-lel( i cili ne shikim të parë nuk verëhet se ka dobësi por pas studimit të thellë shihet se ka dobësi).
* Njeriu që shkon në banjë duhet të largohet dhe të fshihet nga njerëzit e tjerë
Kjo gjë duhet bërë patjetër në rastin e jashtëqitjes, në mënyrë që të tjerët të mos dëgjojnë dicka të papërshtatshme apo të mos nuhasin erërat e këqija. Xhabiri tregon: ” Ne ishim duke udhëtuar me të Dërguarin e Allahut dhe ai i kryente nevojat e tij personale vetëm kur ishte larg vështrimit tonë”. ( Sahih Ibn Maxhe 35)
* Njeriu që shkon në banjë duhet të përmendë emrin e Allahut para se të hyjë në të he të kërkojë mbrojtje nga Allahu.
Enesi transmeton se, kur i Derguari i Allahut ﷺ hynte në banjë, ai thoshte: ” Me emrin e Allahut! O Allah, të lutem të më ruash nga të pistët dhe të pistat”.
* Njeriu që hyn në banjë nuk duhet të flasë
Po ashtu, ai nuk duhet ti përgjigjet përshendetjes apo të përsërisë fjalët e muezinit. Ai mund të flasë vetëm nesë është e nevojshme një gjë e tillë. Nëse ai tështin, duhet të falenderojë Allahun ne vetvete pa lëvizur gjuhën.
Ebu Seid tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë : ” Allahu i urren ata që bisedojnë dhe zbulojnë pjesët e turpshme gjatë kohës kur janë duke kryer nevojat e tyre personale.” (Daif Ebu Daud 15)
* Ai që shkon në banjë nuk duhet as të kthehet me fytyre nga kibla dhe as tia kthej shpinën asaj.
Meruan El Asgar ka thënë: ” E pashë Umerin , i cili kishte ulur devenë e tij në drejtim të kiblës dhe po urinonte nga ajo Unë i thashë: ” O babai i Abdurrahmanit! A nuk është e ndaluar kjo gjë? Ai tha: ” Sigurisht qe po. Një gjë e tillë është e ndaluar vetëm në zonat e hapura . Nëse ka ndonjë pengesë midis teje dhe kiblës nuk ka asgjë të keqe ( nëse nuk e kthen fytyrën apo kurrizin nga ajo)”. (Sahih Ebu Daud 11)
* Personi që do të kryejë nevojat personale duhet të gjejë një vend të ulët në mënyrë që ta mbrojë veten e tij nga papastertitë.
Ebu Musa ka thënë se i Dërguari i Allahut shkoi në një vend të ulët rreze nje muri dhe urinoi. Pastaj ai tha: ” Kur ndonjëri nga ju do të urinojë , atëherë ai duhet të kujdeset e të ruhet nga urina e tij.” (Daif Ebu Daud 3)
* Gjatë kryerjes se nevojave, personi në fjalë duhet te kete kujdes që të ruhet nga vrimat që mund të ndodhet në tokë, që të mos e kafshojë ndonjë gjallesë e dëmshme.
Katade ka transmetuar nga Abdullah ibn Sarxhas se ai ka thënë: ” I Dërguari i Allahut e ka ndaluar urinimin mbi një vrimë”. Katades i kanë thënë: ” Pse shtë e ndaluar kjo?” Ai u përgjigj: ” Ajo (vrima në tokë) është banesa e xhindëve”. (Daif, Ebu Daud 29)
* Shmangia e vendeve me hije, në të cilat qëndrojnë dhe flasin njerëzit si dhe vendeve ku ata kalojnë apo mblidhen.
Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: ” Ruhuni nga dy të mallkuarit”. Sahabët e pyetën: ” Cilat janë ata dy të mallkuarit?
Ai u tha: ” Ai që i kryen nevojat personale në rrugë (ku njerëzit kalojnë) apo në vendet me hije (ku ata rrinë)”.( Transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Daudi)
* Personi që do të kryeje nevojën , nuk duhet ta bejë ketë gjë në vendin ku lahet dhe as mbi ujin e ndenjur apo atë të rrjedhshëm.
* Nuk duhet urinuar në këmbë
Urinimi në këmbë bie në kundërshti me serozitetin dhe normat edukative, ngase është e mundur që pikat të bien mbi rroba. Nëse ky person është i sigurt se asnjë papasterti nuk do ti ndotë rrobat , atëherë urinimi në kembë është i lejueshëm.
Aishja (r.a) ka thënë ” nëse ndokush ju thotë juve se i Dërguari i Allahut ka urinuar në këmbë, mos i besoni atij. Ai urinonte vetëm ulur”.
Hudhejfe tregon se i Dërguari i Allahut u afrua njëherë tëk një grumbull mbeturinash dhe urinoi , ndërkohë që ishte në këmbë. Hudhejfe u largua dhe Profeti ﷺ e thirri atë. Ai mori abdes dhe i fshiu me dorë të lagur këpucët e tij.
* Personi që kryen nevojat personale duhet të pastrohet prej tyre
Për ta bërë këtë , ai duhet të përdorë gurë apo ndonjë gjë tjetër të pastër. Pastrimi bëhet me ujë ose me të dyja sëbashku. Aishja ( r. a ) transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: ” Kur ndonjëri prej jush shkon për të kryer evojat e tij personale,atëherë ai duhet të pastrohet me tre gurë dhe ata mjaftojnë”. ( Sahih ebu daud 40)
Enesi (r.a) thotë: ” I Dërguari i Allahut ﷺ hynte në vendin e kryerjes së nevojës dhe astaj unë dhe një djalosh tjetër i përafërt me mua i sillnim një ibrik me ujë dhe ai pastrohej me të”.( Buhariu dhe Muslimi)
* Gjatë kryerjes së nevojës personale , duhet evituar pastrimi me dorën e djathtë , pasi ajo duhet të largohet nga prekja e papastërtive.
Hafsa transmeton: ” Pejgamberi ﷺ e perdorte dorën e tij të djathtë për të ngrënë , për të pirë, për të veshur rrobat si dhe për të dhënë e për të marrë. Ndërsa dorën e majtë, ai e përdorte për veprimet e tjera”. (Sahih Ebu Daud, 32)
* Personi që kryen nevojën , duhet të pastrojë duart e tij, në mënyrë që në to të mos mbetet ndonjë erë e keqe, pasi të jetë pastruar plotësisht.
* Pas kryerjes së nevojës, personi duhet të hedhë ujë në organin gjenital si dhe në mbathjet e tij në mënyrë që të sigurohet se ai është pastruar sic duhet.
Nëse pas kësaj ai dallon lagështi në rrobat e tij , atëherë duhet të mjaftohet duke thënë: “është vetëm spërkatje me ujë”.
Një gjë e tillë bazohet në hadithin e transmetuar nga Hakem Ibn Sufjan apo Sufjan ibn Hakëm i cili ka thënë: ” Kur Profeti ﷺ urinonte, ai e lante dhe i hidhte ujë organit gjenital”. Në një transmetim tjetër thuhet: ” E pashë të Dërguarin e Allahut duke urinuar dhe pas kësaj ai hodhi ujë mbi organin e tij: (Sahih En-Nesai 134-135)
Ibn Umeri i hidhte ujë organit gjenital derisa rrobat e brendshme të tij lageshin.