Ebu Hurejra transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë: ” Ai që ka flokë , duhet ti respektojë ato”. ( Sahih Ebu Daud 1)
Atau ibn Jesar ka thënë: ” Një burrë shkoi tek profeti me flokë dhe mjekër të pakrehur. Profeti iu drejtua atij duke e urdhëruar të rregullonte flokët dhe mjekrën. Ai veproi sikurse i tha i Dërguari i Allahut dhe pastaj u kthye përsëri tek ai. Pas kësaj , Profeti tha ” A nuk është më mirë kështu se sa të vijë ndonjëri nga ju me flokë të pakrehur si të ishte shejtan !! ( Hadith Taif)
Transmetohet nga Ebu Katade , i cili thotë se ka pasur flokë të gjata deri në shpatulla dhe për këtë pyeti Profetin e ai e urdhëroi që ti mirëmbante ato e t´i krihte cdo dite. (Hadith jo i sakte)
Të rruarit e flokëve është i lejuar dhe po ashtu edhe rritja e tyre, nëse personi që i rrit kujdeset për to.
Ibn Umeri ka treguar se Profeti alejhi selam ka thënë: ” Ose rruaji të gjithë ose lëri të gjithë”. (Transmeton Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi)
Rruajtja e një pjese të flokëve dhe lënia e një pjesë të tyre është dicka e urryer në Islam.
Nafiu ka treguar nga Ibn Umeri e i Dërguari i Allahut ka ndaluar kaza-në. Nafiu e ka pyetur : ” Cfarë është Kaza-ja? Ai është përgjigjur: ” Rruajtja e një pjesë të flokëve dhe lënia e pjesës tjetër”. (Buhariu dhe Muslimi)