Janë disa veprime që e prishin abdesin:
* Cdo gjë që del nëpërmjet organeve gjenitale
Kjo përfshin në vetvete urinën, lëndët e jashtëqitjes dhe nxjerrjen e gazrave. Allahu thotë: ” …ose pas kryerjes së nevojave vetjake”, duke e vërtetuar kështu se një veprim i tillë e obligon një pastrim të ri.
Ebu Hurejra transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë: ” Allahu nuk e pranon namazin e një njeriu i cili ka lëshuar gazra, derisa ai ta përsërisë abdesin”. Një burrë nga Hadrameuti e pyeti Ebu Hurejrën: ” Cfarë do të thotë të thotë të nxjerrësh gazra?” Ai u përgjigj: ” Erë me apo pa zhurmë”.
Ai gjithashtu ka treguar se Profeti alejhis selamka thënë: ” Nëse ndonjëri nga ju ka shqetësimi nga barku dhe nuk është i sigurt nëse ka nxjerrë gazra apo jo, ai kurrsesi nuk duhet ta lërë xhaminë derisa të dëgjojë zë apo të nuhasë erën.”
Të dëgjuarit e nxjerrjes së gazrave apo nuhatja e erës së tyre nuk është kusht për pavlefshmërinë e abdesit , por Profeti alejhi selam ka theksuar se muslimani duhet të jetë i sigurt për veprimin. Përsa i përket medhi-ut (lëngut prostatik) , Profeti alejhi selam ka thënë: ” Merrni abdes!”. Kurse në lidhje me spermën , Ibn Abazi ka thënë se duhet të merret gusul, ndërsa për medhi-un dhe uedi-un, ai ka thënë se duhen larë organet seksuale dhe të merret abdes, ashtu sic merret abdes per namaz”.
* Gjumi i thellë që e bën njeriun të pavetëdijshëm në lidhje me gjërat që e rrethojnë, nëse nuk ëndërron duke qëndruar ulur.
Safuan ibn Aseal ka thënë: ” Kur udhëtonim, Profeti alejhi selam na urdhëronte që të mos i hiqnim corapet, vec në rastet kur ishim xhunub dhe jo për jashtëqitje , urinim apo gjumë. Nëse ai që flinte qendronte ulur , abdesi i tij nuk prishej”. (Sahih Et Tirmidhi 96)
Lidhur me këtë Enesi (r.a) ka thënë: ” Shokët e Profetit alejhi selam prisnin për namazin e jacisë derisa bbbrsëri. ( transmeton Shafiu, Muslimi, Ebu Daudi)
Versioni që Tirmidhiu ka transmetuar nga Shu´be është : ” I kam parë shokët e Profetit alejhi selam të zgjoheshin për namaz pasi ti dëgjoje duke gërhitur . Ata ngriheshin për të falur namazin , pa marrë përseri abdes”.
Ibn El Mubarek ka thënë: ” Sipas mendimit tonë ( të dijetarëve) , kjo gjë ndodhte kur ata ishin ulur”.
* Humbja e vetëdijes
Një veprim i tillë e bën të pavlefshëm abdesin, pavarësisht nëse vjen nga cmenduria , vilania, dehja po ndonje ilac i caktuar. Gjithashtu, nuk ka rëndësi nëse nje person ka qënë i pavetedijshem per nje periudhë të shkurtër apo të gjatë kohore, apo nëse ai ishte i ulur apo i shtrirë në toke etj. Pavetëdija është më e rënde se gjumi. Dijetarët kanë rënë dakord në lidhje me këtë pikë.
* Prekja e organit seksual pa ndonjë pengesë (sic janë rrobat etj..) mes dorës dhe organit
Busra bint Safuani tregon se profeti alejhi selam ka thënë: ” Kushdo që prek organin e tij seksual , nuk mund të falet derisa të marrë abdes”. ( Sahih Et Tirmidhi 82)
Ebu Hurejra ( r. a ) transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë: ” Kushdo që prek organin seksual pa ndonjë mbulesë (midis tyre), duhet të marrë abdes”.
Ibn Sakini ka thënë : ” Ky hadith është nga më të mirët e transmetuar për këtë ceshtje”.
Duke u bazuar në hadithin e mëposhtëm, hanefitë janë të mendimit se prekja e organit seksual nuk e prish abdesin: ” Një burrë e pyeti Profetin alejhi selam , nëse duhet të marrë abdes një njeri i cili prek organin e tij . Profeti alejhi selam iu përgjigj: ” Jo, ai është vetëm një pjesë e jotja”. Ibn Hibani e ka klasifikuar këtë hadith si sahih , ndërsa Ibn El Medini ka thënë: ” ëhtë më i mirë se hadithi i transmetuar nga Busra”.( Sahih Ebu Daud 182)