Zekatin e ka caktuar që të jepet për katër lloje të pasurisë, e ato janë:
1. Të mbjellat dhe prodhimet e pemëtarisë.
2. Kafshët: devetë, lopët, dhentë e dhitë.
3. Ari dhe argjendi.
4. Lekët që fitohen nga tregtia.
Dhënien e zekatit e ka bërë detyrim që të jepet një herë në vit. Për thesaret e groposura që gjen njeriu (në fiori, argjend etj. Jepet një e pesta e tyre, pa sanksionuar kalimin e një viti. Destinacionin e zekatit, Allahu e ka përcakmar në tetë kategori njerëzish, të cilat janë përmendur në suren Et-Teube, ajeti 60. Ata janë:
1-Të varfrit. 2-Nevojtarët. 3-Muslimanët e rinj, për t’iu zbutur zemrat. 4-Skllevërit për lirimin e tyre. 5-Mbledhësit dhe administruesit e zekatit. 6-Luftetarët në rrugë të Allahut. 7. Udhëtari i mbetur rrugwve. 8 -Borxhlinjtë, debitorët.
Nëse ai që përfiton nga zekati, nuk është nevojtar për të, atëherë ai nuk ka pjesë në zekat.
Urtësi e Profetit (a.S.) ishte se kur e kuptonte një person që ishte një prej atyre kategorive, ai I jepte atij menjëherë. Edhe pse nuk e dinte gjendjen e ndonjë personi që meritonte zekatin, Profeti (a.s.) i jepte atij, pasi e njoftonte atë se të drejtën për zekat nuk e kanë, as I pasuri dhe as ai që është I aftë të përballojë nevojat e tij.
Profeti (a.s.) bënte dua (lutje) për atë person që sillte zekatin. Ndonjëherë ai thoshte: “0 Allah, shtoja pasurinë dhe devetë e tija!”dhe njëherë tjetër thoshte: “0 Allah, fale mëshiroje dhe begatoje atë!”.