Cili konsiderohet fëmijë i keq?

Fëmijë i keq është ai që e lodh familjen dhe edukatorin e tij me mashtrime.
Sa i keq do të jetë fëmija që devijon nga rruga e drejtë dhe njëkohësisht bëhet barrë për prindërit, familjen dhe tërë shoqërinë.
Ali bin Hasen El Gazneui, duke përshkruar pendimin e babait ndaj djalit të tij të humbur, ka thënë: ”jam shumë i pikëlluar për fëmijën tim. Pendimi im tani, që djali im u rrit, nuk vlen, pasi tashmë e kam humbur. Do të doja të ishte i udhëzuar.”
Pra, nuk u rrit ashtu siç deshëm dhe dëshironim, por humbi dhe devijoi derisa mbolli pikëllim në zemrën e prindërve të tij, sikur të ishte armik i tyre.
Dihet se zemra e prindërve shuhet nga dashuria për fëmijën, dhembshurinë dhe interesimin për të. Nëse fëmija do të jetë i mirë, ai është bebe syri për prindërit. Kjo është edhe arsyeja që robërit e devotshëm, në lutjet e tyre i përmendin edhe ata, siç e përmend Kurani: [Kuran a=”25-El-Furkan:74″]
Zemra e babait dhe nënës janë të mbushura me ndjenja dashurie të pashtershme kundrejt fëmijëve, shpenzojnë çdo gjë të shtrenjtë që kanë, që fëmija të rritet i fuqishëm, që ky i ri të jetë gëzim për familjen dhe shoqërinë e tij.

Por, nëse lihet pas dore edukimi i tij që në vogëli apo i lihet shoqërisë së keqe, patjetër që ai do të bëhet sikurse ata, i keq dhe në udhë të shtrembër. Të parët që preken prej kësaj janë prindërit,të cilët nuk presin prej këtij fëmije veçse dëme padrejtësi.

A të pëlqen o baba që të bëhesh shkak për humbjen e fëmijës tënd?
Fëmija do të rritet me indiferencën tënde, e ti nuk mund ta drejtosh dot.
Fëmija,që mëkohet me qumështin e së keqes dhe edukohet me moralin më të keq, derisa të bëhet burrë, e ka shumë të vështirë që të kthehet në udhë të drejtë apo në rrugën e besimit.

Babai, që lë pas dore mbulimin e vajzave të tij dhe nuk interesohet për shoqërinë që ajo ka, ndoshta mund të befasohet më vonë me gjërat që mund të shohë. Patjetër që s’do t’i pëlqejnë pasojat. Atëkohë nuk bën më dobi pendimi dhe të qarat. “Pse qan për pemën kur ti e ke prerë?

Ah! Ka ikur pema… Ç’do të bësh ti tani? Ku do ta gjesh hijen për t’u çlodhur?”
Pra, kini frikë Allahun e kini kujdes fëmijët, kryejeni detyrën që keni karshi tyre, përkujdesjen, ruajtjen dhe shpenzoni sa të mundni që të mund të kryeni si duhet emanetin e vënë mbi shpatullat tuaja.
Atëherë do t’i shihni fëmijët tuaj si lule të bukura që kanë petale dhe erë të mirë, dritë dhe Shkëlqim. Ç’kënaqësi e madhe do të jetë atëherë!

Mirësitë e Zotit ndaj robit janë të mëdha dhe më e mira ndër tyre është mirësia e fëmijëve.