Parimi i zakonshëm i musharakesë është që secili ortak ka të drejtë të marrë pjesë në drejtimin, menaxhimin e saj dhe të punojë për të. Megjithëkëtë, ortakët mund të merren vesh për një kusht që menaxhimin e saj ta marrë përsipër njëri prej tyre dhe asnjë ortak tjetër të mos punojë për musharakenë. Por, me këtë rast, ortaku i fjetur/pasiv do të ketë të drejtë në profit vetëm aq sa ka investuar dhe përpjesëtimi i fitimit dedikuar atij nuk duhet ta tejkalojë përpjesëtimin e investimit
të tij, siç u diskutua më lart.
Mirëpo, nëse të gjithë ortakët merren vesh të punojnë për ndërmarrjen e përbashkët, secili prej tyre duhet të trajtohet si agjent i tjetrit në të gjitha çështjet e biznesit dhe çdo punë e kryer nga njëri prej tyre brenda suazave të biznesit do të duhej të miratohej nga të gjithë ortakët.