Prishja e musharakesë

Musharakeja do të konsiderohet e prishur / e përfunduar në njërin prej rasteve në vazhdim:

1) Secili ortak ka të drejtë ta prishë musharakenë në çdo kohë pasi ta ketë lajmëruar ortakun e tij për këtë, me ç’rast musharakeja do të jetë e prishur.

Në këtë rast, nëse kapitali i musharakesë është në formë parash të gatshme (cash), të gjitha ato do t’u ndahen proporcionalisht ortakëve. Mirëpo, nëse kapitali nuk është kthyer në formë likuide, ortakët mund të merren vesh ose për likuidimin e kapitalit ose për ndarjen e tij midis ortakëve ashtu siç është.

Nëse lind mosmarrëveshje midis ortakëve për këtë çështje, pra njëri ortak kërkon likuidimin, kurse tjetri kërkon ndarjen e vetë kapitalit jolikuid, do të merret parasysh kjo e fundit, sepse pas prishjes së musharakesë, i gjithë kapitali është pronësi e përbashkët e ortakëve, ndaj dhe njëri prej bashkëpronarëve ka të drejtë të kërkojë ndarjen ose veçimin dhe asnjëri nuk mund ta detyrojë për likuidimin. Mirëpo, nëse kapitali është i tillë që nuk mund të veçohet e të ndahet në pjesë, siç është rasti me makineritë, atëherë ato do të shiten dhe fitimi nga shitja do të shpërndahet.

2) Nëse ndonjëri prej ortakëve vdes derisa musharakeja është në fuqi, me këtë ndërpritet kontrata e musharakesë. Pasardhësit e tij me këtë rast do të kenë mundësinë të vendosin ose ta tërheqin aksionin e të vdekurit nga biznesi ose të vazhdojnë me kontratën e musharakesë.

3) Nëse ndonjëri prej ortakëve çmendet ose në ndonjë mënyrë tjetër bëhet i paaftë për të bërë transaksione komerciale, musharakeja do të shpallet e prishur.