Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kur thirret ezani për namaz, shejtani ia mbath me të katra dhe nxjerr erë me zë, që të mos e dëgjojë ezanin. Kur mbaron thirrja e ezanit, ai kthehet prapë, por përsëri ia mbath të ikë kur thirret ikameti, por kur ai mbaron, ai përsëri vjen derisa pëshpërit në zemrën e njeriut (për t’ia hequr vëmendjen nga namazi) duke e bërë atë të kujtojë gjëra të cilat ai as nuk i kishte ndërmend përpara namazit duke i thënë: “Kujto këtë, kujto atë”, derisa njeriu vazhdon të falet duke e bërë të harrojë sa rekat namaz ka falur.” (608)