Allahu eshte shume afer njeriut

Largesia midis duas dhe pergjigjes se saj eshte e paperfillshme, sepse Allahu i madheruar thote: “Me lutuni Mua e Une ju pergjigjem“.(Suretu Gafir,60)
Gjithahtu nuk ekziston largesi midis dhikrit qe ben robi Zotit te vet dhe permendjes qe i ben Allahu ne rrethin e melaikeve. Thote Allahu i madheruar: ” Me perkujtoni qe t´ju perkujtoj“.(Suretu Bekare, 152)

Ne nje hadith kudsij thuhet: ” O roberit e Mi, te gjithe ju jeni te humbur pervec atij qe e udhezoj Une . O roberit e mi, te gjithe ju jeni te uritur pervec atij qe e ushqej Une. Me kerkoni ushqim qe tju ushqej. O roberit e mi, te gjithe ju jeni te rreckosur , lakuriq pervec atij qe e vesh Une. Andaj me kerkoni veshje tju vesh.
O roberit e mi, me te vertete ju gaboni naten e diten dhe une i fal te gjitha gjynahet. Me kerkoni falje qe tju fal”. (Transmeton Muslimi, 6137)
Pra lutja nuk ka nevoje per ndermjetes.

Ne nje hadith tjeter kudsij, Allahu i madheruar ia pret robit iluzionin e largimit kur mendon se eshte larg Allahut si dhe iluzionin e vetmise kur mendon se eshte i vetem ne fatkeqesine e tij: ” Zbret Allahu i madheruar cdo nate ne qiellin e dynjase kur ka mbetur nje e treta e nates dhe thote: kush me lutet qe t´i pergjigjem? Kush me kerkon qe ta fal?” (Transmeton,Buhariu, 1145).
Allahu eshte prane robit te Tij. Kjo vertetohet ne ajetin kuranor: ” Nese te pyesin ty roberit e mi per mua, une me te vertete jam afer dhe i pergjigjem lutjes se lutesit kur me lutet“. (SUretu El-Bekare,186).
Ti duhet te perpiqesh te afrohesh me Allahun.