Transmetohet nga Abdurrahman Abdull-llah ibn Umer ibn el-Hat tabi r.a.: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a. v.s. duke thënë: “Tre veta nga gjeneratat para jush u nisën për rrugë, e një ditë i zuri nata para një shpelle, në të cilën hynë dhe bujtën. Një shkëmb u rrokullis nga kodra dhe plotësisht e mbylli hyrjen e shpe-llës. Ata thanë: “Shpëtimi nga ky shk ëmb është vetëm që ta lusim All-llahun e Madhërishëm që ta largojë për hir të vep rave tona të mira.”
Njëri prej tyre tha: “O Zoti im, unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe asnjëherë para tyre nuk u kam dhënë të hanë e as të pijnë fëmijëve të mi e as mallit tim (shërbëtorëve). Një ditë më argëtoi kërkimi i kullosës më të mirë për kopenë time, e nuk iu erdha me kohë dhe ata kishin fjetur. Unë e mola qumështin në enë dhe ua solla, por i gjeta duke fjetur. Më erdhi keq t’i trazoj, por edhe që t’i ushqej familjen dhe shërbëtorët, andaj kam pritur me enë në dorë dhe kam shi kuar kur do të zgjohen, e kjo pritje ka zgja tur deri në agim. Fëmijët e mi aty te këm bët e mia, klithnin të uri tur, por u kam dhënë qumësht pasi prindërit janë zgjuar dhe kanë pirë qumështin që u kisha sjellë. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë vetëm për Ty e për askë tjetër, atëherë na e largo ne ve këtë shkëmb nga hyrja e kësaj shpe lle në të cilën gjendemi!” Shkëmbi lëvizi pak, por jo edhe aq sa të mund të dalin!
Njeriu i dytë tha: “O Zoti im, e kam pasur një kushërirë të afërme të cilën e kam dashuruar më tepër se tërë botën, – sipas një transmetimi tjetër – e kam dashur aq fort siç i duan burrat gratë, andaj kërkova prej saj (siç kërkojnë burrat prej grave të tyre), por ajo nuk më lejoi. Një vit mbre tëronte uria e kushërira e dashur më erdhi dhe unë i dhashë 120 dinarë (monedha ari) që të vetmohet me mua. Dhe kur ajo ashtu veproi dhe unë u bëra pronar i saj, – sipas një transmetimi tjetër – kur e përqafova ashtu siç e përqafon burri gruan e tij, ajo (duke qarë) më tha: “Frikësoju All-llahut dhe mos ma merr virgjinitetin pa të drejtë.” Atëherë u largova prej saj duke e kursyer nga akti i turpshëm edhe pse e doja më tepër se çdokë tjetër, e lëshova në liri duke ia dhuruar të hollat e dhëna. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për të fi tuar kënaqësinë Tënde, na e largo këtë në të cilën jemi!” Shkëm bi përsëri lëvizi edhe pak nga hyrja e shpellës, por jo edhe aq sa të mund të dilet prej saj.
Njeriu i tretë tha: “O Zoti im, unë kam pasur rrogtarë dhe të gjithëve ua kam paguar menjëherë fitimin e merituar, përveç një njeriu i cili u largua para se ta merrte mëditjen. Unë mëditjen e tij pastaj e kam përdorur si du het dhe pasuria e tij u shumëzua. Pas një kohe rrogtari im më erdhi e më tha: “O robi i Zotit, m’i jep të hollat për mëditjen time të papaguar!” Unë i thashë: “Krejt çka sheh, pasuria, delet, lopët, devetë dhe robërit janë prej mëditjes tënde që është shtuar.” Ai tha: “O robi i Zotit, mos u tall me mua!” Unë atëherë i thashë: “Unë nuk po tallem me ty”, pastaj e mori tërë mallin dhe shkoi, duke mos më lënë asgjë. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për Ty, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e shpellës!”
Shkëmbi u rrokullis, kurse udhëtarët dolën dhe e vazhduan rrugën.”
(Muttefekun alejhi)