Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kushdo që merr gusul ditën e xhuma, sipas atyre rregullave të larjes nga xhunubi dhe pastaj shkon për namaz në orën e parë (herët), kjo është për të, sikur të ketë bërë kurban një deve (bamirësi për çështjen e Allahut); dhe kushdo që shkon në orën e dytë, kjo është për të, sikur të ketë bërë kurban një ka; dhe kushdo që shkon në orën e tretë, kjo është për të, sikur të ketë bërë kurban një dash me brirë; dhe kushdo që shkon në orën e katërt, kjo është për të sikur të ketë dhënë bamirësi një pulë; dhe kushdo që shkon në orën e pestë, kjo është për të sikur të ketë dhënë bamirësi një vezë, ndërsa kur del imami (përpara për të mbajtur ligjëratën e xhumasë), melekët (bëjnë roje tek dyert e xhamisë për të shënuar kush paraqitet) vijnë për të dëgjuar hytben.” (881)