Shumica e dijetarëve janë të mendimit se muslimani mund t´i plotësojë namazet e humbura pas namazit të sabahut dhe atij të ikindisë. Kjo bazohet në fjalët e Profetit slejhi selam : ” Nëse dikush e harron namazin , ai duhet ta falë sapo të kujtohet për të”. (Buhariu dhe Muslimi)
Përsa i përket namazeve vullnetare , disa sahabë nuk e pëlqenin faljen e tyre gjatë kohëve në fjalë. Keta sahabë ishin Aliu, Ibn Mesudi, Zejd ibn Thabit, Ebu Hurejra, dhe Ibn Umeri. Umeri i godiste ata persona që falnin dy rekate pas namazit të ikindisë (në praninë e sahabëve të tjerë) dhe nuk qortohej asnjëherë për një veprim të tillë. Gjithashtu edhe Halid ibn Valid vepronte në të njejtën mënyre. prej tabi inëve që nuk e pëlqenin faljen e namazit në kohët e ndaluara ishin: El Hasani dhe Sejid bn El Musejeb.
Gjithashtu të këtij mendimi ishin dhe Ebu Hanife dhe Maliku. Shafiu mendonte se falja e namazit gjatë këtyre kohëve është e lejuar, vetëm nese personi e ka një arsye për atë namaz (namazi i përshendetjes se xhamisë , apo namazi pas marrjes se abdesit dhe kështu me radhë). Ai përdor si argument faktin se profeti alejhi selam ka falur dy rekate namaz sunet të drekës pas namazit të ikindisë.
Hanbelitë thonë se është e ndaluar falja e namazit gjatë këtyre kohëve , edhe nëse dikush ka arsye për ta bërë një gjë të tillë, përvcse në rastin e dy rekateve për tavafin rreth Qabes. Kjo bazohet në hadithin e Xhubejr ibn Mut´im se Profeti alejhi selam ka thënë: ” O fisi i Abd Menetit , mos i ndaloni njerëzit nga tavafi rreth kësaj shtëpie (Qabesë) apo nga të falurit aty, në cdo kohë që duan ata, ditën apo natën”.( Sahih Ebu Daud 1894)