Kurora e suksesit është ajo kurorë e cila ndodhet në një hapësirë të madhe ku gjuha dhe gjymtyrët e tjera vihen në lëvizje në më të thjeshtin adhurim, por duke fituar shpërblim të madh tek Allahu i madhëruar. E ky adhurim është përmendja e Allahut dhe lutja.
Njeriu ngrihet lart nëse e shfrytëzon gjuhën e tij në bindje dhe adhurim , ama nëse ia lëshon shejtanit frerët e gjuhës, atëherë hidhet me fytyrë në xhehenem.^
Gjuha është mjeti kryesor për adhurimet më të thjeshta që shpërblehet më së shumti tek Allahu i madhëruar. Rreziku i gjuhës është tepër i madh.
Profeti alejhi selam i tha Muadhit: A nuk do të informoj ër majën e cështjeve? Ajo është lufta për hir të Allahut.
Tha Muadhi: O i Dërguari i Allahut! Vërtet do të llogaritemi për ato cka flasim?
Tha i Dërguari i Allahut: Tu bëftë nëna kurban o Muadh! Po a nuk i derdh njerëit me fytyrë në xhehenem gjë tjetër vec gjuhës? (Tirmidhiu nr. 2825)
Vlen të përmendet këtu që termi i duasë dhe dhikrit shpeshherë përmendet bashkë në Kuran duke u favorizuar dhikri (përmendja e Allahut). Pra, shumica e lutjeve janë dhikër në vetvete, si psh lutja e Junusit në barkun e peshkut ose duaja e profetit alejhi selam në raste fatkeqësish , në të cilat nuk kishte asnjë kërkesë për dynja apo ahiret.
Dhikri përmbledh he leximin e kuranit famëlartë, dhikrin e mëngjesit dhe të mbremjes, dhikri pas namazit dhe ai para apo pas gjumit.