Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i dha ymetit të vet një dhuratë të çmuar, lutjen e Istihares i cila i largon besimtarët nga dyshimi dhe mëdyshja e cila i shtynte njerëzit në kohën e injorancës së hershme të shkonin tek falltorët dhe magjistarëtdhe të kërkonin prej tyre se çfarë do të ndodhte me këtë apo atë punë. Pra donin të dinin dijen e fshehtë.
O Allah, me diturinë Tënde kërkoj mbarësi. Kërkoj ndihmë prej fuqisë Tënde, kërkoj nga të mirat e Tua të shumta, sepse Ti ke mundësi kurse unë nuk kam mundësi. Ti di çdo gjë kurse unë nuk di. Ti je Ai që i di të fshehtat. O Allah, nëse kjo puna e imja (dhe emërton çështjen e tij) është e dobishme për fenë time dhe jetën time,për kohën e tashme dhe të ardhme, ma mundëso realizimin e saj, ma lehtëso mua këtë dhe më beko në të. E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time për kohën e tashme dhe të ardhme, largoje atë nga unë dhe më largo mua nga kjo, e më përcakto mirësinë, mbarësinëkudo që të jetë dhe më bëj të jem i kënaqur me të. (Transmeton Buhariu nr.7390)
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: I dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)na mësonte lutjen e istihares ashtu siç na mësonte suret e Kuranit dhe thoshte: Kur dikush nga ju dëshiron të vendosë për një punë me rëndësi, le t’i falë dy rekate namaz dhe pastaj le të thotë: “O Allah me diturinë Tënde kërkoj mbarësi…”
Profeti (Paqjadhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ia mësonte besimtarëve këtë lutje si suret e Kuranit për shkak të nevojës së madhe që kishin muslimanët për të gjitha punët e rëndësishme të tyre.
Duaja e istihares është një nga lutjet më domethënëse, ku kërkohet prej Allahut pas falënderimit dhe lavdërimit nevoja për filan punë. Nëse ka mirësi në të le ta lehtësojë Allahu realizimin e saj e në të kundërt le të ta heqë nga mendja dhe besimtari të shohë diçka tjetër.
Lutja e istihares është kërkimi i dy mirësive të një vepre: realizimi i saj kur ka dobi është mirësi më vete sikurse largimi prej saj nëse nuk ka dobi është një mirësi tjetër.
Gjykimi i lutjes së istihares. Është e pëlqyeshme nëse kemi të bëjmë me një vepër apo plan të lejuar kur nuk të është sqaruar plotësisht në vetvete kryerja apo lënia e tij. Të luturit me lutjen e Istihara bëhet në punët e lejuara dhe jo në ato të ndaluarat dhe të urryerat.
Urtësia e istihares: Dorëzimi i çështjeve në dorën e Allahut, strehimi tek Ai për çdo punë. Nuk ka fuqi dhe ndryshim vetëmse me lejen e Allahut.
Forma e istihares. Dijetarët kanë mendime të ndryshme përsa i përket istihares. Disa thonë se mund të lutet njeriunë çdo kohë nëse nuk ka mundësi që të lutet pas namazit. Disa të tjerë thonë se duhet patjetër falja e dy rekatëve namaz. Namazi dhe lutja e istihares nuk kanë kohë të caktuar. Lejohet të kryhet natën dhe ditën, në mëngjes apo mbrëmje.
Nijeti i istihares bëhet para namazit dhe nuk ka ndonjë argument që do të të dalë përgjigjja në gjumë, ëndërr apo të ndiejë robi çlirim, lehtësim në gjoks.