Allahu thote: ” Besimtaret dhe besimtaret jane miq per njeri tjetrin. Ata urdherojne qe te behen vepra te mira dhe i ndalojne te keqijat; te falin namazin, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe te derguarit te Tij. Keta jane ata qe do t´i meshiroje Allahu. Se, Allahu me te vertete , eshte i Plotfuqishem dhe i Urte“.(Et-Teube,71)
Profeti alejhi selam ka keshilluar qe t´u mesohet grave, si dhe u ka dhene atyre te drejten e punes dhe fitimeve. Vete Profeti alejhi selam u mesonte atyre shitblerjen .
Nga abdullah bin Mes´udi transmetohet se grate i thane Profetit alejhi selam : ” Burrat na kane mundur neve tek ti! Prandaj na cakto neve nje dite qe te te takojme! Ai iu premtoi atyre nje dite ku dhe i takoi, mbajti nje fjalim para tyre i urdheroi dhe nga gjerat qe tha vecojme : ” Nuk ka asnje grua prej jush , te ciles i vdesin tre femije nga femijet e saj, vetem se do te jene mbrojtese per te nga zjarri“. Nje grua tha: “Po dy?” Tha: ” Edhe dy“.