Më vjen cikli mujor dhe unë jam duke u falur. Çfarë duhet të bëj dhe a duhet t’i fal kaza namazet e periudhës së ciklit?

Në qoftë se vijnë menstruacioneve pasi të këtë hyrë koha e namazit; si p.sh. një gjysëm ore pasi ka hyrë namazi ,atëherë ajo pasi të pastrohet e fal këtë namaz, i cili ka hyrë në kohën kur ajo ka qënë e pastër.

Allahu i Lartësuar thotë:[Kuran a=”4-En-Nisa:103″]. Ndërsa namazet e tjera (të periudhës së menstruacioneve) nuk i fal kaza. Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “A nuk e lë namazin dhe agjërimin kur i vijnë

menstruacionet!?”.
Të gjithë dijetarët janë të një mendimi se namazi i periudhës së menstruacioneve nuk falët kaza. Në kohën kur ajo pastrohet, nëse ka kohë pa hyrë namazi tjetër qoftë edhe sa për të falur një rekat, ajo duhet ta falë atë namaz të asaj kohe, sipas thënies së pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Kush e arrin një rekat nga koha e ikindisë para se të perëndojë dielli, ai e ka arritur namazin e ikindisë”. Në qoftë se pastrohet në kohën e ikindisë dhe ka mbetur kohë sa për një rekat nga perëndimi i diellit, ajo duhet ta falë ikindinë. Ose, nëse pastrohet para lindjes së diellit sa për të falur një rekat kohë, ajo duhet ta falë sabahun.
(Ibn Uthejmin)