Dhënia e të drejtës së kujdestarisë, burrit

Kjo e drejtë i është dhënë burrit, sepse ai është përgjegjës për anën financiare. Allahu ia ka mundësuar burrit që të kryejë këtë përgjegjësi, dhe e ka bërë atë më shumë të përmbajtur se gruaja, në trajtimin e cështjeve të ndryshme , sepse natyra e funksionit të tij ia bën të domosdoshme trajtimin ose sjelljen me lloje të ndryshëm njerëzish. Kështu, ai duhet ti japë pëparësi mendjes , përpara emocioneve të tij, sepse ai është përgjegjëspër të drejtata e të tjerëve. Kurse femra për shkak të qënies së saj , nënë dhe bashkëshorte, i jep më shumë përparësi ndjenjave të saj.

Allahu i Madhëruar thotë:[Kuran a=”2-El-Bekare:228″] Kjo shkallë është përgjegjësi bëhet e qartë në ajetin e mëposhtëm në suren En-Nisa:[Kuran a=”4-En-Nisa:34″] Allahu i Madhëruar i ka dhënë burrit autoritetin, sepse ai është përgjegjës për shpenzimet , dhe kjo është e drejta e tij. Kështu, kryesia uk mund të jetë për dy, përderisa burri vazhdon të jetë përgjegjës për shpenzimet , dhe përderisa ALlahu ia ka berë të mundur që ta kryejë këtë përgjegjësi, atëherë ai është më i përshtatshëm që të drejtojë familjen. Kurse femra kundrejt kësaj të drejte ka marrë: një të drejtë të madhe të cilën burri e ka zili. Kështu që Xheneti është poshtë këmbeve të nënave , për të cilat Allahu na ka këshilluar që të sillemi mirë ndaj tyre.

I Dërguari i Allahut e ka cilësuar nënën si personin që e meriton më shumë shoqërimin, dhe i ka dhënë përparësi përkujdesjes ndaj saj, se sa shkuarjes në luftë, gjithashtu, ai e ka konsideruar vdekjen e saj gjatë shtatzanisë dhe lindjes së foshnjës, martirizim. Për këtë shkak, nëna ka fituar botën tjetër e cila është më e mira dhe e përjetshme , gjithashtu, edhe këtë botë.