Allahu thotë: “O ju që besuat! Kur doni të falni namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në nyje. Nëse jeni xhunubë,(Si pasojë e marrëdhënieve bashkëshortore apo derdhjes së farës), atëherë pastrohuni (lahuni krejtësisht)! Në qoftë se jeni të sëmurë( që mund tju dëmtojë uji), ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej kryerjes së nevojës natyrore, ose keni pasur marrëdhënie me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyne (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdest e larje) t’iu sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë dhe t´i plötësoje dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni falenderues”. ( El-Maide, 6)
Dhe thotë: O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni dheun dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart (tejemmum). Allahu , me të vërtete është Shlyes dhe Falës i Gjynaheve”. (En-Nisa, 43)
Fadel bin Mubeshir ka thënë: ” Kam parë Xhabir bin Abdullah që falte namaz vetëm me një abdes dhe i thashë: ” C´eshtë kjo!” Tha: ” E kam parë të Dërguarin e Allahut alejhi selam që vepronte kështu, edhe unë kështu po veproj”.
Enes bin Malik ka thën: “Profeti alejhi selam merrte abdes për cdo namaz. I thashe: “Po ju si vepronit?” Tha: ” Na mjaftonte abdesi përderisa nuk ishte i prishur!”
Tejemum – në kuptimin gjuhësor do të thotë qellim.
Dheu- konsiderohet gjithcka që është mbi sipërfaqen e tokës përfshirë dheun, rërën, gurin, drutë dhe barin, për gjërat që digjen dhe që treten nuk merret tejemum mbi to.
Tejemumi e zëvendeson abdesin në raste pastrimi dhe ajo qe mjafton në të është fshirja e fytyrës dhe duarve.