Allahu thotë: “Thuaju besimtareve të ulin shikimet e tyre nga e ndaluara, ta ruajnë nderin e tyre( nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përvec atyre që janë të dukshme. Le ti mbulojnë kraharorët e tyre me mbulesat e tyre ( të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë, përvec bashkëshortëve të tyre, ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezerve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim si skllave) ose shërbetoreve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave.Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta. ´´Të gjithë ju o besimtare, kthehuni tek Allahu të penduar që të arrini shpërblimin!”(En-Nur,31)
“O profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre të kokës, përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu është falës dhe Mëshirëplotë“.(Al-Ahzab, 59)
“Mos i merrni ato gra që kanë qënë gratë e baballarëve tuaj, përvec rasteve që tashmë kanë kaluar. Vërtet, kjo është vepër e keqe dhe rrugë e shemtuar. Ju ndalohet martesa me nënat tuaja, me bijat tuaja, me motrat tuaja, me hallat tuaja, me tezet tuaja, me bijat e vëllezerve, dhe bijat e motrave, me nënat (gratë) që ju kanë dhënë gji, me motrat tuaja, që kanë thithur prej një gjiri, me nënat e grave tuaja, me vajzen e gruas tuaj që e keni nën kujdestarinë tuaj, nëse me atë grua keni pasur marrëdhënie bashkëshortore, e , nëse nuk keni pasur marrëdhënie bashkëshortore, atëherë nuk ka pengesa. Ju ndalohet martesa me gratë e bijve tuaj dhe ti bashkoni dy motra , përvec rasteve që tashmë kanë kaluar. Pa dyshim, Allahu është falës dhe mëshirëplotë. Ju ndalohet martesa edhe m gratë që gjenden nën kurorë, përvec atyre që i zini robëresha. Ky është urdhri i Allahut. Ju janë lejuar të tjerat, me kusht që t´i kërkoni me dhuratë nga pasuria juaj për martesë e jo për marrëdhenie jashtë martese. Grave, me të cilat kaloni jetë bashkëshortore, jepuni dhuratat e detyrueshme(për jetesë). Ska gjynah për ju, me pëlqimin e të dyja palëve, që ta shtoni apo ta pakësoni sasinë e dhuratës së premtuar. Se, Allahu me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i urtë´´(En-Nisa,22-24).
Dhe thotë: “O gratë e të Dërguarit! Ju nuk jeni si gratë e tjera. Nëse i frikësoheni Allahut, mos flisni me pëkërdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore, por flsini drejt dhe në mënyrë të ndershme!” (El-Ahzab,32)
Në ajetin e lartpërmendur urdhërohen gratë që ti ulin (ruajnë) shikimet e tyre dhe ulja e shikimit është përmendur para mbrojtjes së nderit, sepse shikimi haram të shpie drejt imoralitetit dhe shkatërrimit. Gjithashtu, janë përmendur stolitë(bukuritë) pa përmendur vendet e tyre, për ti përfshirë dhe mbuluar ato kudo, duke toleruar dicka nga bukuria e jashtme.
Allahu i Lartësuar e ka urdhëruar Profetin e tij alejhi selam, ti urdhërojë gratë dhe vajzat e tij, si dhe gratë e besimtarëve që të mbulojnë trupin e tyre. Pastaj Allahu ka përmendur ato gra me të cilat është e ndaluar martesa(rrethin familjar)dhe përmend se martesa me to konsiderohet veprim shumë i shëmtuar.
Allahu e ka rrethuar femrën me njërëz të afërm prej meshkujve, që të gëzohet me praninë e tyre dhe të ndihet e mbrojtur nga ata. Gruaja kur gjendet në mesin e të huajve, të panjohurve, nuk ekspozohet para tyre, pra trupin e saj e mbulon, dhe nuk llastohet para tyre , as me zerin e saj e as me veprat e saj, por flet dhe vepron me maturi.