Allahu thotë: ” O ju që keni besuar! Asnjë burrë prej jush të mos tallet me burra të tjerë, se këta mund të jene më të mirë se ai. Gjithashtu, asnjë grua të mos tallet me gra të tjera, se këto mund të jenë me të mira se ajo. Mos e nëncmoni dhe mos e qesendisni njëri tjetrin me nofka të keqija! Sa e shëmtuar është të thirrësh me emër të keq pas pranimit të besimit! Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës“. (El-Huxhurat,11)
Përderisa përqeshja dhe nëncmimi janë vese të ulëta dhe punë e shëmtuar për të gjithë njerezit, gruaja duhet të kujdeset akoma dhe më shumë që te mos e bejë atë, sepse ajo është nënë dhe edukatore, mësuese dhe model. Ajo, ndoshta ngaqë e pëlqen bukurinë, ndodh që ta konsiderojë veten e saj si më të mirë, prandaj duhet të bëjë kujdes akoma më shumë se burri, duke pasur kujdes nga ndjenjat e vetëpëlqimit, të cilat mund ti depertojnë në zemër.
Allahu i Lartesuar thotë: ” O gratë e të Derguarit! Ato prej jush që bëjnë ndonjë turp të hapur, do të kenë ndëshkim të dyfishtë. Kjo për Allahun është e lehtë“. (El-Ahzab, 30)
Dhe thotë: “Per gratë tuaja që bëjnë imoralitet, kërkoni që të dëshmojne për këte gjë kater vetë prej jush, nëse dëshmojne për këte gjeë, i mbani ato në shtepi derisa t´u vijë vdekja ose derisa Allahu t´u japë atyre rrugëdalje tjetër“. (En-Nisa, 15)
Imoraliteti është një vepër e urryer dhe kulmi i të këqijave, gjithashtu është nga mëkatet e mëdha. Asnjëra nga gratë e Profetit ﷺ nuk ishte si gratë e tjera sepse ato kishin vlera dhe pozita më të larta se të tjerat dhe nëse ndonjera prej tyre do të bënte gjëra të uleta, dënimi do të ishte më i madh.
Kur ndodh ndonjë mekat, ashtu sic ndodh zakonisht tek njërezit, patjetër që duhet dhe dënimi, në mënyrë që të mos vazhdojë të përhapet mëkati dhe që të frikesohen të tjerët duke mos guxuar në veprimin e atij mëkati. Ky është ligji më i drejtë dhe më i përpikte për ta pastruar shoqerinë nga mëkatet.
Allahu thotë: ” Mos i lakmoni ato gjëra, me anë të të cilave Allahu i ka bëre disa nga ju të dallohen mbi te tjeret. Si meshkujt ashtu edhe femrat do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar. Kërkoni prej Allahut nga miresite e Tij. vërtet Allahu është i Dijshëm për cdo gjë“. (En-Nisa, 32)
Dhe thotë: “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj dhe femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni te drejtat e ndërsjellta dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përhere Mbikqyrës mbi ju“. (En-Nisa, 1)
Gruaja është një njeri si gjithë të tjeret, e ka krijuar Allahu për ta adhuruar Allahun. Ajo ka personalitetin e saj të vecantë dhe nuk është gjysmë njeri. Ajo i gëzon të gjitha të drejtat e plota për të bashkëpunuar në të gjitha aspektet e jetës. Ajo gjithashtu ka detyrat dhe pergjegjësite e saj. Profeti ynë ﷺ ka këshilluar për të qysh kur është në barkun e nënës, kur është foshnje, feëije dhe vajzë, kur është grua dhe kur është nënë.
Nuk ka fe, ligj dhe as drejtesi qe t´i jape gruas ate krenari dhe pozite qe i ka dhene Islami asaj.