Kur spermatozoidët arrijnë në mitër, merren nga Mbrojtësi. Më pas kalojnë etapë pas etape , derisa plotësohet dhe kompletohet krijimi i njeriut. Përgjegjësia dhe detyra prindërve në këtë periudhë krijimi është lutja , ashtu sic veproi nëna e Merjemes kur tha:[Kuran a=”3-Ali-Imran:35″]
Gjithashtu , duhet të largohemi nga cdo haram e nga cdo gjë , e cila dëmton foshnjën në embrionin e nënës së tij. është vertetuar edhe shkencërisht se përdorimi i alkoolit, duhanit , pijeve narkotike etj, e dëmtojnë foshnjën në embrionin e nënës së tij, ndaj dhe detyra e nënës është konsumimi i ushqimit të mirë dhe ushqyes për foshnjën.
Kur gjendja shpirtërore e nënës është e gëzueshme, e qetë dhe e rehatshme , kjo ndikon tek foshnja në embrion . Një vajzë të vogël , e cila ishte në moshën gjashtë vjecare e kishte mësuar përmendësh Kuranin. Arsyeja ishte sepse nëna e saj kur ishte shtatzanë e lexonte Kuranin me zë të lartë, e kjo ka ndikuar te ky fëmijë në lehtësimin e mësimit të Kuranit.
Kur vjen momenti i lindjes, duhet që prindërit të ruhen nga prezenca e shejtanit , sepse ai në këtë kohë vjen që ta dëmtojë atë. Transmetohet se Profeti alejhi selam ka thënë: ” Nuk ka ndonjë foshnjë që lind e të mos e ngacmojë atë shejtani gjatë lindjes , të mos qajë prej ngacmimit të shejtanit përvec birit të Merjemes.”
Për këtë arsye, nëna apo kushdo nga të afërmit , që është i pranishëm në momentin e lindjes, duhet ti këndojë fëmijës ezanin në veshin e tij të djathtë. Kështu ka vepruar edhe Profeti alejhi selam me Fatimen, dhe me djalin e saj Hasan bin Ali (ALlahu qoftë i kënaqur prej tyre). Këtë e përforcon edhe hadithi i transmetuar nga Ebu Rafia , i cili ka thënë: ” E kam parë të dërguarin e Allahut të thërriste ezanin në veshin e Hasan bin Aliut në momentin kur e lindi Fatimja”.
Ezani e largon shejtanin duke mos i dhënë mundësinë që ta demtojë njeriun kur vjen në këtë botë, dhe fjalë e para që dëgjon janë pikërisht përmendja e Allahut.