Cfarë është dhe si bëhet SEHVI SEXHDE?

Sehvi sexhdeja është kompensim i mangësive në namaz. Kjo sexhde bëhet kur vonohet ose ndërrohet pa dashje radhitja e ndonjë prej farzeve të namazit. Gjithashtu, edhe nëse lihet pa u zbatuar ndonjë vaxhib.
Si bëhet sehvi sexhdeja?
Pasi na bie ndërmend lëshimi që kemi bërë gjatë faljes, dhe kemi arritur në uljen e fundit, lexojmë Et-tehij-jatun dhe japim selam vetëm në anën e djathtë. Pastaj bëjmë dy sexhde, sikurse në çdo namaz. Pas kësaj, rrimë ulur dhe lexojmë Ettehijatun, salavatet, duatë dhe japim selam. Me këtë, e kemi kompensuar lëshimin që kemi bërë gjatë namazit.