Nëse vështrojmë në jetën e Profetit alejhi selam do të shohim se ai lutet me këto fjalë: ” O Allah! Unë të lutem të më dhurosh udhëzimin, devocionin, delirësinë dhe vetëmjaftueshmërinë”.
Profeti alejhi selam cdo dite lutej për moral dhe nder të pastër (të pacënuar) , e ndërsa ne kalojmë vite pa u lutur as edhe njëherë të vetme me këtë lutje!
Shiko se cfarë morali dhe turpi kishte Profeti ynë alejhi slema sic përshkruhet në hadithin e mëposhtëm që e përcjell imam Buhariu nga sahabi i nderuar Ebu Seid El-Huderij, ku ai thotë: ” Profeti alejhi selam ishte më i turpshëm sesa vajzat e mbyllara“.(Buhariu)
Po kështu nëna e besimtarëve Aishja r.a, na tregon se një grua e pyeti Profetin alejhi selam sesi ajo duhet te lahej pas menstruacioneve dhe ai pasi ia tregoi këtë gjë i tha: ” merr një garzë me parfum dhe pastrohu me të” ajo i tha: Si të pastrohem? Ai iu përgjigj: “Subhan – Allah(Lëvduar qoftë Allahu, me habi)! Pastrohu!”
Aishja tregon : ” Unë e tërhoqa atë nga vetja dhe i thashë: vendose atë në vendin nga del gjaku”(Buhariu, 303). Pra, Aishja na tregon sesi ajo e vuri re turpin në fytyrën e Profetit alejhi selam dhe me të shpejtë e kapi nga dora këtë grua duke i thënë: Eja ta mësoj unë! Eja të ta mësoj unë!
Nëse krahasojmë ndërmjet kësaj ngjarjeje dhe asaj që ndodh sot, nëpër biseda në orët e vona me telefon apo edhe të drejtpërdrejta , shohim se në cgjendje jemi ne sot dhe ku ishte i Dërguari i Allahut alejhi selam?!