Udhëzimi i Profetit alejhi selam në lidhje me namazin e natës

Profeti alejhi selam nuk e ka lënë namazin e natës si kur ishte udhëtar ashtu edhe rezident. Kur e zinte ndonjëherë gjumi apo ishte i sëmurë ai falte dymbëdhjetë rekate gjatë ditës. Profeti alejhi selam na ka nxitur që të falim vitrin, për këtë ai ka thënë: ” Faleni vitrin përpara se tju kapi agimi”.
Ai nuk falte më shumë se njëmbëdhjetë rekate. Gjithashtu, bashkë me dy rekatet e namazit të sabahut , ai falte trembëdhjetë rekate namaz nate. Këtë e ka përmendur Muslimi në veprën e tij.
Aishja (r.a) ka thënë:” Namazi i Profetit alejhi selam gjatë natës ka qënë dhjetë rekate, një rekat vitër dhe dy rekate farz të sabahut , pra gjithsej trembëdhjetë rekate.”
Ndonjëherë , ai falte tetë rekate, tre rekate vitër dhe dy rekate para sabahut. Në një version tjetër thuhet se ai falte dy rekate, pastaj dy, pastaj dy, pastaj dy, pastaj dy, pastaj dy, pastaj dy rekate dhe nje rekat viter. Me pas ai shtrihej derisa dëgjonte ezanin. Ngrihej falte dy rekate të shkurtra 8sunetin e sabahut) pastaj dilte të falte sabahun.

Sic ishte transmetuar në Sahih Muslim, Profeti alejhi selam, kur zgjohej , fillonte pastrimin e dhëmbëve me misvak , pastaj përmendte Allahun e Lartësuar, pastaj merrte avdes dhe falte dy rekate të shkurtra. Në hadithin e Ebu Hurejrës (r.a), thuhet se Profeti alejhi selam ka urdhëruar: ” Nëse ndonjëri prej jush ngrihet gjatë natës , le ta fillojë namazin e tij me dy rekate të shkurtra”.

Ndonjëherë ai ngrihej në mesnatë ose pak para saj, ose pak pas saj. Ibn Abasi (r.a) në hadithin që tregon për bujtjen e Profetit alejhi selamnë shtëpinë e tij, përmend se : ” Ndonjëherë Profeti alejhi selam e ndërpriste namazin e natës dhe ndonjëherë e vazhdonte pa ndërprerje. Ndërprerja bëhej për të fjetur sadopak. Pastaj, ai zgjohej dhe kryente ibadetin sic bënte në fillim. Pasi zgjohej , lexonte dhjetë ajetet e fundit të sures Al-Imran. Ai e kryente këtë në gjashtë rekate namaz nate. Në fund ai falte tre rekate të namazit të vitrit.
Kur myezini thërriste ezanin , ai dilte nga shtëpia duke thënë: ” O Zoti im! Më dhuro dritë në zemrën time , në gjuhën time, në dëgjimin tim dhe në shikimin tim. Më bëj dritë para dhe prapa meje, më bë dritë përmbi mua dhe nën mua. O Zoti im! Më dhuro dritë”.
Namazi i natës i Profetit alejhi selam ka qënë në forma të ndryshme dhe njëra prej tyre ëshrë ajoqë ka përmbledhur Ibn Abazi (r.a).

Forma e dytë është ajo që ka pëmendur Aishja (r.a) se Profeti alejhi selam e fillonte namazin e natës e dy rekate të shkurtra, pastaj e plotësonte atë me njëmbëdhjetë rekate, ku jepte selam në cdo dy rekatë, pastaj në fund falte një rekat vitër.
Gjithashtu , ai falte trembëdhjetë rekate namaz. Ai falte tetë rekate, jepte selam pas cdo dy rekatesh, pastaj falte vitrin me pesë rekate radhazi dhe nuk ulej pervecse në rekatin e fundit.

Gjithashtu, tregohet se ai falte nëntë rekate, ku tetë rekate prej tyre do ti falte pa ndërprerje. Pas uljes (teshehudit) në rekatin e tetë, në të cilin ai përkujtonte Allahun, e madhëronte Atë dhe lutej, ai ngrihej pa dhënë selam, falte rekatin e nëntë, në të cilin ai ulej kryente teshehudin dhe jepte selam. Më pas ai falte dy rekate duke qenë ulur. (Transmeton Muslimi)
Në një version tjetër ai falte shtatë rekate, si në rastin e nëntë rekateve të permendura më lart. Pastaj falte dy rekate ulur. Ndonjëherë ai falte namazin e natës dy e nga dy, kurse vitrin e falte me tre rekate pa ndërprerje midis tyre. (Transmeton Ahmedi)