Pasi Profeti i Allahut (s.a.u.s.) e filloi thirrjen në Islam, i besuan menjëherë disa njerëz, nga ata, për të cilët Allahu kishte vendosur lumturinë dhe mirësinë. E para qe Hatixhja, bija e Huuejlidit (r.a.). Hatixhja (r.a.) i dinte sihariqet dhe kishte dëgjuar për shenjat profetike dhe i kishte parë shenjat e para profetike te Muhamedi (s.a.u.s.). Ajo tashmë kishte parë edhe sihariqet e Zbulesës, prandaj priste që Muhamedi të ishte i Dërguari i Allahut. Atë e siguroi edhe fala e Uarakas, kur tha se ai që kishte zbritur në Hira, kishte qenë engjëlli Xhebrail dhe se ajetet që kishte sjellë ai ishin Zbulesa e Allahut. Hatixhja i kishte parë vetë çastet që kaloi Muhamedi (s.a.u.s.), kur i zbriti surja Mudethir. Prandaj qe e natyrshme që ajo të ishte e para e besimtarëve.
Më pas Profeti (s.a.u.s.) shkoi menjëherë te shoku i tij i ngushtë, Ebu Bekr Siddiku (r.a.) dhe i tha se Allahu e kishte nderuar duke e bërë profet dhe të dërguar dhe e ftoi për t’i besuar. Ai i besoi Profetit (s.a.u.s.) pa mëdyshje dhe pohoi dëshminë e vërtetë.7 Ebu Bekr Siddiku qe i pari që i besoi plotësisht Muhamedit (s.a.u.s.).
Ai ishte dy vjet më i vogël se Profeti (s.a.u.s.) dhe shok i tij prej shumë kohësh. Ai i njihte Profetit Muhamed (s.a.u.s.) botën e brendshme dhe të jashtme. Besimi i tij ishte dëshmia më e drejtë për vërtetësinë e falës së Profetit (s.a.u.s.).
Ndër të parët që i kanë besuar Profetit (s.a.u.s.) është edhe Ali ibn Ebi Talibi. Në atë kohë pati rënë zia e bukës në fsin Kurejsh. Ebu Talibi ishte i varfër e kishte shumë fëmijë. Kështu që Abbasi – xhaxhai i Profetit (s.a.u.s.) i mori Xhaferrin, Ndërsa Profeti (s.a.u.s.) i mori Aliun. Pra, Aliu (r.a.) ishte nën kujdestarinë e Profetit (s.a.u.s.). Ai rrinte te Profeti (s.a.u.s.), aty hante, aty pinte dhe të gjitha nevojat ia plotësonte Profeti (s.a.u.s.). Muhamedi (s.a.u.s.) e kishte Aliun (r.a.) si fëmijët e vet.
Kur Profetit (s.a.u.s.) i erdhi Zbulesa, Aliu (r.a.) ishte dhjetë vjeç. Ai e ndiqte Muhamedin (s.a.u.s.) në të gjitha veprat. Prandaj kur ai e thirri në Islam, Aliu (r.a.) iu përgjigj menjëherë. Aliu (r.a.) është i pari i ri që i ka besuar Profetit (s.a.u.s.). Ndër të parët që i kanë besuar Profetit (s.a.u.s.) është edhe skllavi i tij, Zejd ibn Harith ibn Sherahil el Kelbi. Përpara Islamit ai ishte zënë rob dhe ishte shitur.
E kishte blerë Hakim ibn Hizami dhe ia kishte dhuruar hallës së vet, Hatixhes. Ndërsa Hatixhja ia kishte dhuruar të Dërguarit të Allahut (s.a.u.s.). Kur e morën vesh për të, babai dhe xhaxhai i Zejdit shkuan te Profeti (s.a.u.s.) dhe iu lutën atij që të bënte bamirësi e t’ua kthente Zejdin duke i falur lirinë. I Dërguari i Allahut (s.a.u.s.) e thirri Zejdin dhe e la të lirë të shkojë me babanë dhe xhaxhanë e tij ose të qëndronte tek ai. Zejdi parapëlqeu të rrinte me të Dërguarin e Allahut (s.a.u.s.). Atëherë, i Dërguari i Allahut (s.a.u.s.) shkoi te paria e Kurejshëve dhe u tha: “Dëshmoni se ky është biri im, ai më trashëgon mua dhe unë e trashëgoj atë.” Është koha, kur ende nuk i kishte ardhur profetësia Muhamedit (s.a.u.s.). Zejdi thërritej biri i Muhamedit, derisa erdhi Islami. Islami e anuloi adoptimin dhe tashmë ai u quajt Zejdi, biri i Harithit.
Këta të katër e kanë pranuar Islamin brenda një dite, atë ditë kur i Dërguari i Allahut (s.a.u.s.) u urdhërua që të paralajmëronte dhe të thërriste në rrugën e Allahut.
Për secilin nga këta thuhet se është i pari që e ka pranuar Islamin. Ebu Bekr Siddiku (r.a.) u bë krahu i djathtë i Profetit (s.a.u.s.) për thirrjen në Islam. Ai ishte i ndershëm, i sjellshëm, i dashur, fsnik dhe i respektuar. Ai i dinte më mirë se të gjithë prejardhjen e arabëve dhe historitë e tyre. Burra nga populli i tij shkonin dhe këshilloheshin me të, sepse ishte i njohur për dije dhe virtyte, ishte i thjeshtë dhe bujar, kishte marrëdhënie të mira me njerëzit dhe bisedonte ëmbël me ta. Ebu Bekr Siddiku (r.a.) thirri në Islam ata njerëz, te të cilët shikonte mirësinë dhe besnikërinë. Kështu, një grup nga njerëzit më të mirë iu përgjigjën e u bënë myslimanë. Më i pari ndër ta qe Othman ibn Affan Emeuiu. Më pas, të tjerë, si Zubejr ibn Auam Esediu, Abdurr Rrahman ibn Auf Zuhriu, Sa’ad ibn Ebi Uekkas Zuhriu dhe Talha ibn Ubejdullah Tejmiu.
Ebu Bekri (r.a.) shkoi bashkë me ta te Profeti (s.a.u.s.) dhe të gjithë ata e pranuan Islamin. Këta i ndoqën i besueshmi i këtij Ymeti Ebu Ubejde – Amir ibn Xherrahu, Ebu Seleme ibn Abdul Esedi dhe e shoqja, Ummu Selemeja, Erkam ibn Ebi Erkami, Othman ibn Madh’uni dhe dy vëllezërit e tij, Kudame dhe Abdullahu, dy djemtë e Madh’unit, Ubejde ibn Harith ibn Muttalib ibn Abdul Menaf, Seid ibn Zejd ibn Amru ibn Nefli dhe e shoqja, Fatimja, bija e Hattabit – motra e Omer ibn Hattabit, Habbab ibn Erethi, Xhaferr ibn Ebu Talib dhe gruaja e tij Esma, bija e Umejsit, Halid ibn Seid ibn El Asi dhe e shoqja Emine e bija e Haleft.
Pastaj u bë mysliman vëllai i Halidit, Amru ibn Seid ibn Asi, Hatib ibn Harithi, e shoqja Fatimja, bija e Mixhlelit dhe vëllai i tij Hattab ibn Harithi, e shoqja Fakiha, e bija e Jesarit dhe vëllai tjetër Muamer ibn Harithi; Muttalib ibn Ez’heri dhe e shoqja, Ramle, bija e Ebu Auft, Naim ibn Abdullah ibn Usejid Nahhami. Të gjithë këta ishin kurejshë nga barqe të ndryshme të fisit.
Nga myslimanët e parë, por jo nga fisi Kurejsh qenë edhe: Abdullah ibn Mes’ud el Hedhliu, Mes’ud ibn Rabia el Karijj, Abdullah ibn Xhahshi dhe vëllai i tij, Ebu Ahmed ibn Xhahshi, Suhejb ibn Sinan Rumiu, Ammar ibn Jasir Anesi, babai i tij, Jasiri dhe nëna e tij Sumejja dhe Amir ibn Fehire.
Nga gratë e para që u bënë myslimane, përveç atyre që u përmendën më lart janë: Ummu Ejmen Berika Habeshija, skllave e të Dërguarit të Allahut dhe shërbyesja e tij, Ummu Fadl Lubbabe Kubraja, bija e Harith Hilalijes, bashkëshortja e Abbasit – bir i Abdul Muttalibit dhe Esmaja, bija e Ebu Bekr Siddikut. Myslimanët e parë u njohën me emrin Es Sabikinel Euuelin.
Sipas hulumtiveve që janë bërë, del në pah se numri i atyre, për të cilët thuhet se janë të parët që e pranuan Islamin, arrin afërsisht 130. Megjithatë, nuk dihet me siguri, nëse janë bërë myslimanë para se të thirrej hapur për në Islam apo disa prej tyre janë bërë myslimanë, kur thirrja bëhej hapur.