Pak për moralin e Profetit Muhamed alejhi selam

I Dërguari i Allahut (s.a.u.s.) ishte gjithmonë i thjeshtë dhe me moral të lartë. Ai nuk ishte falëvrazhdë, nuk fliste keq dhe nuk ishte zemërgur. Nuk bërtiste nëpër tregje. Ai buzëqeshte më shumë se njerëzit e tjerë dhe i qëndronte larg zemërimit. Ai kënaqej më shpejt se të gjithë. Kur kishte dy punë, zgjidhte atë që ishte më e lehtë, po të mos ishte mëkat. Po të ishte mëkat, ai qëndronte larg saj më shumë se të gjithë. Profeti nuk ka marrë kurrë hak për veten e vet. Ai hakmerrej vetëm kur prekej Shenjtëria e Allahut. Ai ishte më bujari i njerëzve, më fsniku, më trimi, më i forti, më durimtari dhe më seriozi. Ai kishte turp më shumë se të gjithë të tjerët. Kur e urrente ndonjë gjë, dukej në fytyrë. Ai nuk i ngulte sytë në fytyrën e tjetrit dhe nuk i drejtohej njeriut me të keq. Ai ishte më i drejti, me i ndershmi, më i çiltri në falë.

E mbante më shumë se të gjithë amanetin. Qysh para se të bëhej Profet (s.a.u.s.) quhej “el Emin” (I Besueshmi).

Ishte shumë i thjeshtë dhe kurrë mendjemadh. Zbatonte me përpikëri marrëveshjet dhe premtimet, shikonte farefsin, kishte dhembshuri dhe mëshirë, kishte mirësjellje dhe edukatë. Nuk pajtohej kurrë me fëlliqësinë dhe falët e ndyra dhe nuk mallkonte kurrë. Merrte pjesë në përcjelljen e xhenazeve. Rrinte me të varfrit dhe të mjerët. E pranonte ftesën qoftë edhe nga skllevërit. Nuk mburrej ndaj tyre as në ngrënie dhe as në veshmbathje. Ai i shërbente atij njeriu, që i shërbente këtij. Nuk e qortonte shërbyesin e vet, madje as nuk i thoshte “of”atij kurrë.

Meqë është e pamundur t’i përfshijmë të gjitha cilësitë e vetitë e Profetit (s.a.u.s.), u mjaftuam me këto shpjegime të pakëta. Por i lutemi Allahut që të na e pranojë këtë vepër si adhurim për Të dhe të na bëjë të ndjekim rrugën e prijësit të profetëve dhe të njerëzve të devotshëm!

O Allah, jep paqe, shpëtim dhe bekim për Profetin (s.a.u.s.) dhe për familjen e për shokët e tij të nderuar. Na fut edhe ne nën flamurin e tij në Ditën e Ringjalljes! Amin!