Musai Alejhi Selam

Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: [Kuran a=”4-En-Nisa:164″]
Emri i tij është përmendur 131 herë në Kuran. Nga Tajbe kaloi në Medjen nëpërmjet Sejnasë. U kthye bashkë me bashkëshorten e tij dhe kur po kalonte në Sejna në Malin Hureib (Tur) Allahu i foli direkt. Më pas ai vazhdoi rrugën e tij për në Egjipt.

Me popullin e tij doli nga Memfisi ku nga pas e ndoqi Faraoni. Kalimi u bë në veri të Gadishullit të Suezit (Burimet e Musait), apo në liqenet e hidhura, e atje u mbyt Faraoni, bashkë me ushtrinë e tij.
Ndërroi jetë dhe u varros në malin Binu (Rera e Kuqe), mal në lindje të Detit të Vdekur lugina e Lutit alejhi selam.

Musai , i biri Imranit, prejardhjen e ka nga Jakubi , nipi i Ibrahimit alejhi selam, i vëllai i tij është Haruni alejhi selam. Ai u dërgua tek Beni Israilet në Egjipt. KA qënë ndër Profetet e zgjedhur. Ishte bari i dhënve. IShte esmer, i gjatë, me flokët të ashpëra, i dobët, i gjerë, me shumë qime në trup, nga burrat me pamje më të bukur.

* Në dynja , Allahu i ka folur drejtpërsëdrejtë. Allahu e ka bërë profet dhe të dërguar. Ai e agjëroi ditën e dhjetë të muajit Muharrem (ditën e ashurasë) si falenderim ndaj Zotit për shpëtimin nga Faraoni.
*Në ahiret, Do të falet duke u mbajtur në njërën nga shtyllat e Arshit, Ditën e Kiametit.

Mrekullitë:
* Shndërrimi i shkopit në një gjarpër të madh.
* Futja e dorës në kraharor dhe nxjerrja e saj e bardhe, vezulluese si hëna.
* Tufani
* Karkalecat
* Morrat
* Bretkosat
* Gjaku
* Hapja e detit në dysh për të kaluar ai dhe populli i tij
* Gjuajti gurin dhe prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime ujë për të pirë populli i tij, pasi kishin kërkuar të pinin ujë.
Vecoritë:
* Kur ishte foshnjë , i vendosur në një arkë, lumi Nil e mbarti atë me qetësi dhe butësi derisa e dërgoi tek kështjella e Faraonit.
* Ishte me kulturë egjiptiane , konsumonte ushqime dhe pije egjiptiane , lindi dhe u rrit në Egjipt.
* Magjistarët i bënë sexhde Allahut pasi panë mrekullinë nga Musai alejhi selam .
* Ka pas një forcë të paparë. Një goditje e vetme ishte e mjaftueshme për ta vrarë një person.
* Ngriti gurin nga gryka e pusit me qellim që dy vajzat tu jepnin ujë bagëtive të tyre. E habitshme është se ky gur kërkonte dhjetë burra për ta ngritur dhe ai e ngriti i vetëm.
* Gjatë mësimeve , në të cilat Faraoni trajtohej si zot, Musai flinte kështu që nuk i dëgjonte fjalët e tyre.
* Shpesh Pejgamberi ynë alejhi selam inkurajonte veten e tij dhe lehtësohej me Musain alejhi selam dhe me ato që i kishin ndodhur atij. Ai thoshte: ” Allahu e mëshiroftë vëllain tim Musain alejhi selam , i cili është lënduar edhe më shumë e kaq dhe bënte durim!”.
Ka hasur vështirësi të shumta në rrugën e davetit:
* është përballur disa herë me vdekjen, si në fëmijëri ashtu edhe kur u rrit nga ushtria e Faraonit.
* Emigroi nga vendlindja e tij për të shpëtuar veten.
* E përgenjështruan dhe e akuzuan se është magjistar.
* E akuzuan se ka të meta fizike dhe thanë se është i sëmurë me fryerjen e herdheve Pastaj, Allahu e pastroi nga ajo shpifje.
* E nencmonin se ishte i varfër dhe se belbëzonte.
* Thanë se është i marrë dhe se ishte i prekur nga xhindët.
* E akuzuan për imoralitet.