Jeta dhe puna e Profetit tonë të dashur, Muhamedit (alejhi selam)

Profeti (s.a.u.s.) lindi jetim dhe u rrit nën kujdestarinë e gjyshit e më pas të xhaxhait dhe nuk trashëgoi nga babai i vet ndonjë pasuri. Kur u bë në moshën, që zakonisht punohet, ai ruajti delet bashkë me vëllezërit e vet nga qumështi të fisit Benu Sa’ad.
Kur u kthye në Mekë, ruajti delet e vendasve, me njëfarë pagese të vogël, që në kohën tonë mund të jetë dhjetë rijal( monedha bazë e Mbretërisë së Arabisë Saudite) ose afersisht 3$ . Ruajtja e deleve është një traditë profetike, në fillim të jetës së tyre. Pasi e nderoi Allahu me misionin profetik, Profeti (s.a.u.s.) ka thënë: “Çdo profet ka ruajtur delet.”
Kur u rrit e u bë burrë, Profeti (s.a.u.s.) filloi të merrej ca e nga ca me tregti. Eshtë kumtuar se ai ka pasë bërë tregti me Seib ibn Ebu Saibin, të cilin e kishte bashkëpunëtorin më të mirë, që nuk bënte padrejtësi dhe nuk grindej.
Në marrëdhënie me njerëzit, Profeti Muhamed (s.a.u.s.) është njohur dhe shquar për besnikëri, për çiltëri dhe ndershmëri. E tillë ka qenë sjellja e tij në çdo hap e në të gjitha fushat e jetës, ndaj e mbiquajtën El Emin (Besniku).