Më i dalluari Pejgamber, Resulullahu ﷺ, u lind në familjen BeniHashim në Mekë, në mëngjesin e ditës së hënë, më nëntë rebiulevvel,në vitin e parë të ngjarjes me “elefantin”, ose dyzet vjet passundimit të mbretit persian Kisras (Kserksit) – Enu Shervanit.
Kjo datë i përgjigjet 20 ose 22 prillit të vitit 571 sipas kalendarit. Këtë datë e ka llogaritur dijetari i madh Muhammed Sulejman El-Mensur Fevri dhe astronomi i shquar Mahmud Pasha. Ibni Seadi transmeton se nëna e Resulullahut ka thënë: “Kur e kam lindur, bashkë me të kam lindur edhe një dritë të madhe, ngae cila kanë shkëlqyer pallatet e Shamit.” Ngjashëm transmeton edheAhmedi nga El-Urbad b. Sarijeh.
Gjithashtu flitet se, gjatë lindjes së Muhammedit ﷺ kanë ndodhur disa ngjarje të çuditshme në botë, të cilat kanë qenë parashenja të pejgamberisë së tij: Janë rrëzuar katërmbëdhjetë pirgje nga kështjella e Kserksit në Persi, është shuar zjarri të cilin e kanë adhuruar farisejët shekuj me radhë në Indi, janë rrënuar kishat rreth liqenit “Savit” pasi është tharë liqeni. Këtë e transmeton Bejheki, por Gazaliu nuk pajtohet me këtë.
Kur Eminia solli në botë fëmijën, thërriti gjyshin e tij AbdulMuttalibin, për t’i kumtuar lajmin e gëzueshëm. Ai, plot gëzim, e merr djalin në duar dhe e dërgon në Ka’be. Aty i lutet Allahut dhe e falënderon për nipin. Aty i vënë edhe emrin Muhammed ﷺ – e që me siguri dihet se ky emër nuk ka qenë i njohur ndër arabët. Synetia është bërë shtatë ditë pas lindjes, siç ka qenë zakon tek arabët. Gruaja e parë që i ka dhënë gji, pas nënës së vet, ka qenë Thuvejbja,e mbrojtura e Ebu Lehebit, e cila e ka pasur një foshnjë në gji me emrin Mesruh. Para Muhammedit ﷺ i ka dhënë gji Hamzës, djalit të Abdul-Muttalibit, e pas tij i ka dhënë gji Ebu Seleme b.Abdul-Esed El-Mahzumit.