Kur Resulullahu ﷺ mbushi dymbëdhjetë vjet – sipas disave – e dymuaj e dhjetë ditë, Ebu Talibi e mori me vete në një udhëtim tregtie për në Sham. Gjatë udhëtimit u ndalën në Basër për të pushuar. Në atë kohë Basra ishte vend i rëndësishëm tregtar dhe kryeqytet i trevave arabe që ishin nën sundimin e romakëve.
Në këtë qytet jetonte një prift i quajtur Behira, ndërsa emrin e vërtetë e kishte Gërges (Xherxhiz). Kur karvani me tregtarë arriti në qytet, ai u doli përpara dhe i ftoi në gosti. Edhe pse i shihte për të parën herë, ky menjëherë e njohu Resulullahun ﷺ sipas veçorive të shpallura më herët në librat e shenjtë.
Ai e mori djaloshin për dore e tha: “Ky do të jetë Pejgamberi i tërë botës. Këtë Allahu do ta dërgojë si mëshirë për të gjitha botët.” Ebu Talibi tha: “Si e di ti këtë?” Ai u përgjigj: “Kur vështronit nga Aka’beja, nuk mbeti asnjë gurë, as bimë e as lis pa bërë sexhde, kurse ata nuk i bëjnë sexhde askujt tjetër përveç Pejgamberit. Unë e njoh nga vula e pejgamberisë, sipas nishanit mbi kërcen e sipërme të shpatullës, në formë të mollës. Unë për të kam dëgjuar në shpalljet tona.” Pastaj e luti EbuTalibin që të mos shkonte me të në Sham. Frikësohej mos e gjente ndonjë e keqe nga hebrenjtë. Ebu Talibi e ktheu Muhammedin ﷺ në Mekë me dy shërbëtorë.