Uji i përdorur më parë, a konsiderohet i pastër?

Me uji i përdorur më parë, është për qëllim uji me të cilën është marrë abdes apo me të cilin është larë dikush tjetër, mirëpo që nuk është përdorur për pastrimin nga nevoja e madhe apo e vogël.
Argumentet në lidhje me këtë janë të shumta. Ndër to përmendim:
a) Nga Urve transmetohet se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) merrte abdes, njerëzit shtypeshin për ujin e abdesit të tij.” E ka transmetuar Buhariu [179].
b) Nga Ibën Abasi transmetohet se ka thënë: “Njëra nga gratë e të Dërguarit të Allahut u la me ujin që gjendej në një govatë. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi të merrte abdes apo të lahej me ujin që gjendej në të. Ajo i tha: ‘O i Dërguari i Allahut, unë isha xhunub (pra, unë u lava nga xhunubllëku)’. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: ‘Uji nuk bëhet xhunub.’”
E ka transmetuar Et Tirmidhiu dhe ka thënë: ”Hadithi është hasen sahih”. Po ashtu, vlen të përmendet këtu edhe hadithi i Profetit: “Uji është i pastër. Atë asgjënuk e bën të papastër.” E ka transmetuar Ebu Daudi si dhe të tjerë përveç tij.
c) Nga Err Rrubejia bintu Muavidh (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmetohet se, kur ajo ka përshkruar abdesin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ndër të tjera ka thënë: “… I dha mes’h kokës me ujin e mbetur në dorën e tij.”
d) Nga Ebu Hurejra transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) më takoi një ditë e unë isha xhunub. Më kapi për dore dhe ecëm të dy, derisa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ul. Unë në çast u largova dhe shkova tek tenda në të cilën strehohesha. U lava dhe u ktheva sërish tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe e gjeta atë po ulur.
– Ku ishe, o Ebu Hirr? – më tha.
– O i Dërguari i Allahut, isha xhunub e nuk desha të jem në shoqërinë tënde ndërkohë që isha i papastër (i pistë). I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha-Subhanallah! O Ebu Hirr, besimtari nuk bëhet i papastër.

Ibën Kudame ka thënë: “… Kjo, sepse ai është uji i pastër, që bie në kontakt me diçka tjetër të pastër (me trupin e njeriut). Pra, është si të laje në të një rrobë të pastër.” Po ashtu vazhdon dhe thotë: “Nëse dikush fut dorën në ujë, ai nuk e ndot atë. Po ashtu, nëse njeriu prek diçka tjetër të njomë, ai nuk e bën të pistë atë.” “El Mugni”
“Sahihu Suneni Et Tirmidhi”
“Sahiu Suneni Ebi Daud”
“Buhariu dhe Muslimi “