Xheneti, duke u nisur nga cilësitë e tij, ka disa emra. Nëse nisemi nga objekti që këta emra shënojnë, ato janë sinonime, sepse të gjithë përcaktojnë vetëm një objekt , Xhenetin. Parë nga këndvështrimi i cilësive që ato përshkruajnë, emrat e Xhenetit janë të ndryshëm nga njëri – tjetri.
– Emri “Xhenet” është emri më i përgjithshëm. Ai përdoret për të cilësuar vendin e mirësive, kënaqësive, haresë, gëzimit dhe clodhjes që i përfshin.
Rrënja e fjalës “Xhenet” në gjuhën arabe është “mbuloj”, ose “fsheh”. Të kësaj rrënje janë fjala “xhenin-fetus”, sepse ai fshihet dhe mbulohet në barkun e nënës.
Edhe kopshti në gjuhën arabe, është quajtur Xhenet, sepse brendësia e tij mbulohet nga pemët. Ky emër cilëson vetëm vendet me pemë të shumta dhe të shumëllojshme.
* Emrin Darus Selam ( Shtëpia e Paqes) e ka përdorur Allahu i Madhëruar kur thotë: ” Ata do të kenë Darus Selamin, (Shtepinë e Paqes) te Zoti i tyre” ( El-En´nam, 127) dhe në ajetin tjetër: “ Allahu i thërret njerëzit për në Darus Selam ( Xhenet). ( Junus,25)
Ketij vendi i takon që të marrë këtë emër, sepse është vendi i shpëtimit nga cdo e keqe, sprovë dhe përvojë e hidhur. Ai është vendi i Allahut që mban emrin Es-Selam (PAqësori); ai është vendi që Allahu e ka bërë të sigurt, ku banorët e tij ndihen të sigurt: ” Përshendetja e tyre atje (në Xhenet) është Selam -Paqe”; (Junus, 10) dhe ajeti ” Engjëjt hyjnë tek ata nga cdo dërë e u thonë: ” Selamun alejkum ( Paqja qoftë mbi ju ), ju e gjetët shpëtimin me durimin tuaj.” ( Rra´d, 23-24)
Allahu i Lartësuar do t´i përshendesë banorët e tij nga sipër, ashtu sic thuhet në këtë ajet: ” Aty kanë pemë dhe cdo gjë që duan; aty kanë “selam” , thënie e Zotit Mëshirues.” (Jasin, 57-58)
Fjalët e banorëve të Xhenetit do të jenë të gjitha fjalë paqeje, në bisedat e tyre nuk do të ketë fjalë të kota e të padrejta, sic e përshkruan dhe Allahu i Madhëruar në Kuran, kur thotë: ” Aty nuk do të dëgjojnë llomotitje, por vetëm fjalë përshendetjeje për paqe”.(Merjem, 62)
* Xheneti është quajtur dhe me emrin Darul Khuld (Vendi i Përjetesisë), sepse banorët e tij nuk do të kenë dëshirë të shpërngulen asnjëherë prej tij, ashtu sic thotë dhe Allahu (xh.sh) në ajetet e mëposhtëme:” ( Allahu u jep) shpërblim të pandërprerë” (Hud, 108); “Ky është furnizimi Ynë, ai nuk ka të shteruar” ( Sad,54); “…ushqimi dhe hija në të janë të përhershëm.” ( Ra´d, 35); “…ata nuk do të nxirren kurrë prej tij.”( El -Hixher, 48)
* Duke folur për banorët e Darul Mekames ( Vendqëndrimit të Përhershem) , Allahu i Madhëruar thotë: ” Pastaj do të thonë: ” Lavdi Allahut, I Cili e ka larguar hidhërimin nga ne. Vërtetë, Zoti ynë është Falës dhe Falenderues. është Ai që me mirësine e tij na ka pranuar në shtëpinë e banimit të përhershëm, në të cilën nuk do të lodhemi e nuk do të rraskapitemi.” (El-Fatir, 34-35).
Ferai dhe Zuxhaxhi kanë thënë: Fjala “Mekame” ka të njejtin kuptim me “ikame” – vendqëndrim, sipas rregullave të gjuhës arabe.
Xhenetul Me´ua ( Vendstrehimi i Perhershëm), Allahu i Madhëruar thotë: “…pranë së cilës është Xheneti Me´ua “ (En-Nexhm, 15). Po ashtu , në një ajet kuranor, Allahu i Lartësuar thotë: ” Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat, pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin el – Me´ua”. ( Naziat, 40-41).
Fjala ” Me´ua” rrjedh nga folja “Eua”, qe do të thotë t´i bashkangjitesh një vendi, të zësh vend në të dhe të strehohesh aty.
* Për “Xhenetul Adni”” (Kopshtet e Adnit),dijetarët muslimanë kanë thënë se ai është emërtimi i një prej kopështeve të Xhenetit. Por mendimi më i saktë është se Xhenetet e Adnit nënkuptojnë një prej emrave të Xhenetit , të cilën e përforcon edhe etimologjia dhe kuptimi i fjalës në arabisht. Fjala “Adn” në kuptimin e gjuhës arabe nënkupton qëndrimin në një vend El- Xheuheri thotë se prej qëndrimit atje rrjedh shprehja “Xhenetul Adni”.
* Darul Hajeuan ( Jeta e vërtete ku nuk ka vdekje). Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: ” Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është jeta e vërtetë”. ( El-Ankebut, 64)
Sipas disa mendimeve të komentuesve të Kuranit, kuptimi i këtij ajeti është se bota tjetër, në këtë rast është Xheneti, eshtë El-Hajauan, pra, vendi i jetësku nuk ka vdekje. Edhe dijetarët e gjuhës janë të mendimit se me fjalën ” El-Hajauan”, nënkuptohet jeta.
* El-Firdeus. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: ” Pikërisht ata do të jenë trashëgimtaërt, që do të trashëgojnë Firdeusin, ku do të qendrojnë përjetësisht”. ( El-Mu´minunë, 10-11) Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: ” Me të vërtetë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të kenë për banesa kopshtet e Firdeusit…” ( El-Keuf, 107)
Firdeusi është emër që përcakton Xhenetin në tërësi e , në vecanti ai nënkupton shkallën më të mirë e më të lartë të tij. Origjina e fjalës ” Firdeus” është fjala “bustan” kopsht.
* Xhenet-un Naim ( Kopështet e Kënaqësive) Allahu (xh.sh) thotë: ” Me të vërtete, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të gjenden në kopshtet e kënaqësive”. ( Lukman,8)
Edhe ky është një emër përmbledhës i të gjithë Xheneteve, për faktin se ai përmban një mori kënaqësish që shijohen nga banorët e tij, sic janë ushqimet, pijet, veshjet, pamjet, aromat e mira, fytyrat e qeshura, vendbanimet e gjera dhe të tjera si këto, qofshin dhunti të dukshme apo të padukshme.
* El-Mekam El-Emin ( Vendqëndrimi i Sigurt) . Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: ” Me të vërtetë të devotshmit do të jenë në një vendqendrim të sigurt” ( Duhan, 51).“El-Emin” do të thotë i sigurt nga cdo rrezik dhe e keqe. Ai vend i përmbledh të gjitha format e sigurisë. Prandaj i përmbledh të gjitha format e sigurisë. Prandaj dhe Allahu i Madhëruar e ka përmendur duke thënë: ” Me të vertetë të devotshmit do të jenë në një vendqendrim të sigurt”. Po ashtu, e ka përmendur edhe në ajetin kuranor: ” Aty ata kërkojnë t´u sillet nga cdo lloj peme dhe aty ata ndihen të sigurt” (Duhan, 55).
Pra , Allahu i Lartësuar u ka siguruar atyre vendin dhe ushqimin, kështu që ata nuk do të kenë frikë se pemët dhe fruatat dhe të ndërpriten, se ata do t´u bëjnë dëm apo se do të kenë një fund të keq, ashtu sic i ka siguruar edhe nga vdekja , prej së cilës ata atje kurrë nuk do të kenë frikë.