Ushqimi dhe pijet e banorëve të Xhenetit

Allahu (xh.sh) thotë: [Kuran a=”77-El-Murselat:43″][Kuran a=”69-El-Hakkah:24″]

Në vijimësi të përshkrimit të Xhenetit, Allahu i Madhëruar thotë:[Kuran a=”13-Er-Rad:35″] Në një ajet tjetër thuhet: [Kuran a=”52-Et-Tur:22″][Kuran a=”52-Et-Tur:23″]

Nga Hudhejfe , transmetohet se Profeti alejhi selam ka thënë: ” Në Xhenet ka zogj si deve qafëgjatë“. Ebu Bekri tha: ” Ata do të jenë të mirë e të butë , o i Dërguari i Allahut“.

Profeti alejhis selam i tha: ” Më i mirë do të jetë ai që e ha atë dhe ti do të jesh prej tyre , o Ebu Bekër”.
Ibn Mes´udi tregon se profeti Muhamed alejhi selam i ka thënë atij, duke i përshkruar Xhenetin: ” Ti e sheh një shpend në Xhenet dhe dëshiron ta hash, ndërkohë që ai bie menjëherë para duarve të tua i pjekur”.

Ibn Abasi, në lidhje me ajetin [Kuran a=”56-El-Vakia:18″] thotë se flitet për një verë që nuk shkakton dehje, fjalë të përcarta apo dhimbje koke. Ndërsa në lidhje me ajetin kuranor: [Kuran a=”37-Es-Saffat:48″]thotë se ajo është verë që nuk të merr mendjen, pra nuk deh. Sa i përket ajetit[Kuran a=”78-En-Nebe’:34″] ai thotë se ato janë gota të mbushura.

Xhabiri (r.a) tregon se Profeti Muhamed alejhi selam ka thënë: ” Banorët e Xhenetit hane, pinë, nuk kanë rrjedhje nga hundët , nuk kanë jashtëqitje dhe as nuk urinojnë. Ushqimi i tyre del si gromësirë me erën e myshkut”.
Jezid ibn Erkami ka treguar: ” Erdhi një burrë prej ithtarëve të librit tek i Dërguari i Allahut dhe e pyeti: ” O Ebu Kasim, a pretendom ti se banorët e Xhenetit hanë dhe pinë?” Profeti alejhi selam tha: ” Po, pasha Atë që ka në dorë shpirtin tim, secili prej tyre do ti jepet forca e njëqind burrave në të ngrënë , në të pirë , në marrëdhënie intime dhe në epsh”. Burri vazhdoi ta pyesë: ” Ai që ha dhe pi ka jashtëqitje, ndërsa në Xhenet nuk ka gjëra të pista” Profeti alejhi selam i tha: ” Nevoja e tyre do të jetë një lloj djerse, e cila iu del prej lëkurës , ashtu sic del era e myshkut dhe në këtë mënyrë boshatiset barku i tyre“.