Veshjet e banorëve të Xhenetit, stolitë dhe shtrojet e tyre

Në vazhdim të përshkrimit të jetës së banorëve te Xhenetit, ALlahu i MAdhëruar thotë në Kuran:[Kuran a=”44-Ed-Duhan:53″] Në një ajet tjetër thuhet: [Kuran a=”18-El-Kehf:31″] Pra, banorët e Xhenetit do ti kenë veshjet me ngjyrën më të bukur dhe me materialin më të butë prej mëndafshi.Në këtë mënyrë , atyre do tu sigurohet veshja më e bukur që të kënaq trupin.

Allahu i Lartësuar thotë gjithashtu: [Kuran a=”76-El-Insan:21″]Shih me vëmendje se cfarë tregon fjala “Kanë të veshura”, duke treguar se ato veshje janë të dukshme, veshje zbukuruese të jashtme, të cilat zbukurojnë pamjen e tyre. Pra, Allahu përshkruan zbukurimin e pamjes së brendshme të tyre me anë të pijeve të pastra dhe bukurinë e tyre të jashtme, të stolisur me rrathë ari dhe me veshje mëndafshi.

Sead ibn Ebi Uekasi transmeton se Profeti Muhamed alejhi selam ka thënë: “Sikur një burrë prej banorëve të Xhenetit të zgjatej dhe stolitë e tij të dukeshin , drita e diellit do të fshihej, ashtu sic e fsheh dielli dritën e yjeve”.
Ebu Umame transmeton se Profeti alejhi selam , duke treguar për stolitë e banorëve të Xhenetit, ka thënë: “Ata janë të zbukuruar me rrathë prej ari dhe argjendi, të mbuluara me perla. Mbi ta do të ketë kurora të lidhura njëra pas tjetrës, prej perle, rubini dhe safiri dhe mbi kryet e tyre qëndron një kurorë si ajo e mbretërve”.

El-Barau (r.a) tregon: “Një herë i dhuruan Profetit alejhis selam një rrobë prej mëndafshi. Njerëzit që ishin atje u habitën nga butësia e atij mëndafshi “. Pasi pa habinë e tyre , Profeti alejhi selam u tha: ” A mahniteni nga kjo rrobë?! Ta dini se shamitë e Sead ibn Muadhit në Xhenet janë më të mira se kjo”.

Sa i përket shtrojave të banorëve të Xhenetit , Zoti i Madhëruar thotë në Kuran:[Kuran a=”55-Err-Rrahman:54″] dhe [Kuran a=”56-El-Vakia:34″]

Allahu i ka përshkruar shtretërit e banorëve të Xhenetit se i kanë mbulesat e brendshme prej mëndafshi. Ajeti kuranor tregon se ata janë kolltukë të ngritur, të cilët kanë trashësi dhe mbushje midis pjesës së jashtme dhe asaj të brendshme.

Sa i përket shtrojave dhe jastëkëve, Allahu (xh.sh) thotë: [Kuran a=”55-Err-Rrahman:76″]
Pra, Allahu i Madhëruar ka përshkruar se banorët e Xhenetit janë në kolltukë të lartë, shtroje të mrekullueshme dhe jastëkë të rehatshëm, të cilët janë përgatitur për tu mbështetur tek ata përgjithmonë dhe jo për një farë kohë.