Në lidhje më këtë transmetohen hadithe të verteta .
Ibn Umeri transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: ” Dallohuni prej idhujtarëve, rritni mjekrat dhe shkurtoni mustaqet”.(Buhariu dhe Muslimi)
Kurse Ebu Hurejra tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: ” Pesë gjëra janë pjesë e fitres (besimit të natyrshëm): pastrimi i qimeve në pjesët intime, bërja synet, shkurtimi i mustaqeve , shkulja e qimeve nën sqetulla si dhe prerja e thonjve”. (Buhariu)
Muslimani duhet të sigurohet që mustaqet e tij nuk janë aq të gjata sa në to të mblidhen thërrmija ushqimi, bulëza pijesh apo papastërti.
Zejd ibn Erkam transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë: ” Ai i cili nuk i shkurton mustaqet e tij, nuk është prej nesh”. (Sahih Et- Tirmidhi 2761)
është e pëlqyeshme që të rruhen qimet në organet gjenitale të shkulen qimet e nën-sqetullës, të priten thonjtë dhe të shkurtohen mustaqet cdo jave, praktikë e cila është tepër higjenike. Nëse lihet ndonjë qime e tepërt në trup për një periudhë më të gjatë kohe , ato mund ta bezdisin njeriun. Eshtë e lejueshme që ato të lihen pa u hequr 40 ditë , por jo më gjatë.
Enesi ka thënë: ” Periudha e caktuar kohore brënda se cilës ne duhet të shkurtonim mustaqet, të prisnim thonjtë , të shkulnim qimet e nënsqetullës dhe të prisnim qimet në organin gjenital, ishte dyzet netë”. ( Sahih Ebu Daud 4200)