Tirmidhiu transmeton nga Burejde se : ” Një burrë e pyeti të Dërguarin e Allahut : ” O i Dërguari i Allahut , a do të ketë kuaj në xhenet? ” Profeti alejhi selam tha: ” Nëse Allahu do të të fusë në Xhenet , po të duash , ti mund të hipësh mbi një kalë prej rubini të kuq dhe të fluturosh e të ku të kesh dëshirë”.
Në hadithin e transmetuar nga Ebu hurejra thuhet se , njëherë kur Profeti alejhi selam po u përshkruante shokëve të tij Xhenetin , u ngrit një burrë dhe pyeti : ” O i Dërguari i Allahut, mua më pëlqejnë kuajt. Po a do të ketë kuaj në Xhenet ? Profeti alejhi selam tha: ” Po, pasha Atë që ka në dorë shpirtin tim, na Xhenet ka kuaj dhe deve të shpejta që futen përmes gjetheve të Xhenetit dhe banorëve atje do ta vizitojnë njëri tjetrin me ta kur të duan“.
Xhabir ibn Abdullahu transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë: Kur banorët e Xhenetit të futen në Xhenet, atyre do tu sillen disa kuaj prej rubini të kuq dhe me flatra. Ata nuk urinojnë dhe as nuk nxjerrin jashtëqitje. Banorët do të hipin mbi ta dhe do të fluturojnë nëpër Xhenet”.