Kapiteni i anijes nuk duhet t’i humbë shpresat, përderisa ka akoma kohë për shpëtim. Ai, nëse ulet i dëshpëruar, sheh ujin që vërshon nga të çarat dhe vetëm rreh duart nga pendimi dhe mungesa e shpresës, patjetër që jo vetëm veten e çon drejt vdekjes, por edhe pasagjerë te anijesi çon drejt një rreziku të pashmangshëm.
Atij i duhet të nxitojë me tërë pasagjerët për të mbyllur të çarën para se të zgjerohet dhe të shpëtojë anijen para se të mbytet. Kjo mund të arrihet vetëm me përpjekje sfilitëse, shpenzim energjish dhe marrjen e çdo mase të mundshme pa vonesë. Ndoshta do të ketë nevojë të kërkohet ndihmë e jashtme që të marrë pjesë në largimin e rrezikut dhe që anija e familjes të arrijë në breg e sigurt.
Ndihma përfaqësohet tek edukatorët, dijetarët dhe disa të afërm që përbëjnë edhe mençurinë e familjes, të cilët nuk kursejnë asnjë përpjekje në ofrimin e orientimeve të tyre të drejta dhe mendimeve të dobishme,si dhe nismën për ftesën e këtij të riu që të largohet nga rruga, duke ia bërë të qartë rrezikun dhe pasojat shkatërruese të kësaj rruge. Shumë herë ndodh që ndikimi i këtyre njerëzve, në orientimin e zemrës së të rinjve, mund të jetë më i efektshëm, duke bërë që njërin prej tyre ta pranojë si udhëheqësin e tij që i ndrit rrugën e pendimit,pasi nuk e kishte gjetur një udhëheqje të tillë tek prindërit e tij, që gjithmonë kanë qenë të zënë me punë e që e kishin harruar atë prej shumë kohësh.
Le ta dijë ky baba se, po ta kishte pikasur këtë çështje që në fillim, do të nxitonte me tërë mundësitë dhe kohën e tij për të shpëtuar familjen prej rrezikut, dhe do të kishte mundësi të mjekonte këtë realitet të hidhur. E çara patjetër që do të zgjerohet e atë do ta ndjekin të çara të tjera derisa t’i vijë fundi.
Profeti (a.s) e ka vërtetuar këtë gjë kur ka thënë: “Njeriut i mjafton si mëkat kur humb ata që ka nën vete.” (Transmetojnë Ebu Daudi, Nesaiu dhe Hakemi, i cili ka thënë se zinxhiri i tij i transmetimit është i saktë.)