Si të veprojme kur tështijmë

1. Ai që teshtin duhet ta ulë zërin e tij gjatë teshtitjes, duke punuar sipas hadithit që transmeton Ebu Hurejra r.a.: “Kur Pejgamberi alejhi selam teshtinte, e mbulonte fytyrën me duar a me shami dhe kështu e ulte zërin e tij.” (Transme-tojnë Ahmedi, Ebu Davudi e të tjerë. Hadithin e bënë autentik Hakimi edhe Dhehebiu)

2. Ai që teshtin duhet të jetë i kujdesshëm ndaj shoqërisë së tij. Nëse ka ndonjërin në anë të djathtë e nuk ka askë në anë të majtë, duhet ta kthejë kokën nga e majta, që të mos e neverisë ose dëmtojë shokun e tij. Por nëse gjendet në një tubim dhe është i rrethuar me njerëz, si në të djathtë ashtu edhe në të majtë, atëherë duhet të teshtijë para vetes së tij.

3. Është e preferueshme (mustehab) për atë që teshtin ta falënderojë Allahun (të thotë Elhamdulil-lah) pas teshtitjes. Por të pranishmit nuk duhet të nxitojnë për ta falënderuar Allahun kur e dëgjojnë ndonjërin prej tyre duke teshtitur. Ekzistojnë disa versione për mënyrën e falënde-rimit të Allahut, që janë theksuar në librat e Sunetit, e ato janë:
a) Elhamdulil-llah,
b) Elhamdulil-lahi rabbil alemin,
c) Elhamdulil-lahi ala kul-li hal,
d) Elhamdulil-lahi hamden kethiren tajjiben mubareken fihi, kema juhibbu rabbuna ve jerda.

4. Ai që e dëgjon atë duke thënë “Elhamdulil-lah”, duhet t’i thotë: “Jerhamukell-llah”. E nëse nuk e dëgjon duke e falënderuar Allahun, nuk ka nevojë t’i thotë “Jerhamukell-llah”, por as t’ia përkujtojë falënderimin (Elhamdulil-lahin).

5. Nëse teshtin jobesimtari dhe e falënderon Allahun e Lartësuar, atëherë atij duhet t’i thuhet: “Jehdikumul-llahu ve juslihu balekum” (Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë gjendjen tuaj), duke u bazuar në hadithin që transmeton Ebu Musa el Esh’ariu r.a., i cili thotë: “Çifutët teshtinin pranë Resulull-llahut alejhi selam dhe, kur thonin Elhamdulil-lah, shpresonin që t’u thuhet nga Pejgamberi alejhi selam “Jerhamukull-llah”, por ai u thoshte: “Jehdikull-llahi ve juslihu balekum.” (Transmetojnë Ahmedi në Musned, Buhariu në Ebedul mufred e të tjerë)

6. Nëse teshtin më tepër se tri herë, atëherë ai nuk duhet të thotë “Elhamdulil-lah”, ngase ajo është shenjë e ftohjes (ose flamë), sipas hadithit: “Kur ndonjë nga ju teshtin, ai që është ulur pranë tij le të thotë: Jerhamukell-llah, e nëse teshtin më tepër se tri herë, atëherë ajo është ftohje dhe të mos i thotë asgjë.” (Transmeton Ebu Davudi në sunenin e tij shkurtimisht)
Gjithashtu, nuk bëhet dua për atë që teshtin më tepër se tri herë e as nuk i thuhet “ShefakAllahu ve afak”. (Allahu të shëroftë e të faltë)

7. Nëse teshtin kur imami është duke ligjëruar, le të thotë “Elhamdulil-lah”, por nëse dikush tjetër teshtin, atëherë nuk bën t’i themi “Jerhamukumull-llah”, ngase heshtja gjatë ligjërimit (hutbes) është vaxhib (obligim).