Prof. Ebu Setah Muhamed Ibrahim, shkruan:
1. Namazi i sabahut është pishtari i namazeve.
2. Agjërimi vullnetar është peshorja e shpëtimit.
3. Namazi i natës, shkrirje dhe bashkim.
4. Pastërtia e përhershme është virtyt i të mirëve.
5. Kërkimi i së vërtetës është fitore.
6. Thënia e së vërtetës janë velat e shpëtimit.
7. Nderimi i të madhit,shenjë e mirësisë.
8. Çdo e mirë falje dhuron.
9. Shpenzimi i pasurisë ndaj fatkeqësive është mbrojtje.
10. Frika ndaj Allahut, peshore e ndreqjes. Përmendja natën e tij është shkatërruese e epsheve.
11. Madhështimi i Allahut ka vlera që s’llogariten. Përmende, pra, mëngjese mbrëmje. Falënderimi i Allahut të mirat shton.
12. Pendimi rrëshqitjet i fshin.
13. Ulja e zërit moral të lartë tregon e mos i kërko të drejtat e tua me ulërima.
14. Pastro zemrën prej smirës e lakmisë.Veten tënde ktheje në burg të kapriçove.
15. Me prindërit ji i mirë e i mëshirshëm, se çdo e mirë në mëshirimin e tyre gjendet. Konsultohu për punët e tyre me këshillë dhënësit, se këshilla nuk gjendet lehtë.
16. Shitja Allahut veten o biri im, se kjo tregti të drejton në fitim.
17. Ji i vendosur dhe me vullnet, mos ia dorëzo frerët e tua erërave.
18.Qëndro afër me dijetarët e mos u mbështet tek shakaxhinjtë.