Në edukimin e fëmijëve tanë kemi nevojë të kemi disa gjëra parasysh

1. Mbikëqyrja e Allahut. Në librat e historisë është transmetuar se Thabit bin Kajs (r.a.) ka thënë, se Enes bin Malik i kishte treguar se i Dërguari i Allahut më erdhi teksa po luaja me fëmijët dhe më dërgoi për një nevojë të tij. Unë iu vonova nënës dhe kur erdha më tha: ”Përse u vonove?” I thashë se i Dërguari i Allahut më kishte dërguar për një punë të tij. Ajo më tha: çfarë pune?” Unë i thashë se ishte sekret dhe ajo më tha: ”Mos i trego askujt për të fshehtën e të Dërguarit të Allahut!” Enesi, pastaj tha: ”Për Allahun, nëse do t’i kisha treguar dikujt do të të tregoja ty, o Thabit.” Disa nëna i pyesin fëmijët e tyre për detajet e shtëpisë të cilën kanë vizituar, se çfarë ndodh tek ato. Në këtë mënyrë ato mbjellin në shpirtin e fëmijëve të tyre ndjenjën e kuriozitetit dhe të përhapjes së të fshehtave pa e ditur.

2. Njohja e fëmijëve me dashurinë e Allahu për ta dhe për atë që Ai ka përgatitur për ta në Xhenet, për mirësinë e shëndetit që u ka dhënë, për qetësinë dhe për mirësi të tjera të pallogaritshme.

3. Ngulitja në zemër e ndjenjës së madhështisë për Allahun, duke ua sqaruar atyre mrekullitë që i rrethojnë duke përdorur metoda të përshtatshme për t’i
përçuar këto njohuri tek ta.

4. Sqarimi i përnderimit të Allahut, se Ai është i gjithëditur, shikues i gjithçkaje, kështu që të mos veprojë asgjë të papëlqyeshme në fshehtësi a hapur.

5. Njohja e fëmijëve me rrugët e përzgjedhjes së shoqërisë dhe ndihmesa e
tyre në marrëdhëniet e mira me shokët e mirë dhe të devotshëm.

6. Mësimi i fëmijëve se si ta shfrytëzojnë kohën dhe rëndësinë e saj.

7. Përkujdesja për të zbuluar dhuntitë e fëmijëve, aftësitë e tyre dhe zhvillimi i tyre.

8. Kujdesi për përmirësimin e moralit të fëmijëve dhe vendosja e shpërblimeve në rast të zbatimit të këtyre moraleve të bukura.

9. Praktikimi i fëmijëve me adhurimet, siç janë: namazi, agjërimi dhe leximi i Kuranit.

10. Ndalimi i fëmijëve për të përjetuar kënaqësi të ndaluara dhe mësimi i tyre se kush lë diçka për hir të Allahut, Allahu do t’ia kompensojë me diçka më të mirë.

11. Vdesja e alternativave të sakta për fëmijët në mënyrë që ata të ndiejnë gëzim në jetën e tyre.

12. Mësimi i fëmijëve me vepra të mira, me dashurinë për të varfrit, me rregullimin e gjërave,me ndihmënndaj të dobëtëve dhe me nderimin e të mëdhenjve.

13. Lutja për mirësi ndaj fëmijëve dhe mos mallkimi i tyre.

14. Respektimi i tyre, besimi tek ta, shprehja e dashurisë ndaj tyre me të gjitha format dhe shmangia e talljes me ta.

15. Respektimi i veçorive individuale dhe mos krahasimi i tyre me të tjerë.

16. Mosndërhyrja në vendimet e tyre dhe respektimi i prirjeve te tyre.

Qëllimi i dy prindërve duhet të jetë përkujdesi ndaj fëmijëve, lehtësimi i rrugëve të mirësisë për ta dhe orientimi kah ato, si dhe mënjanimi e pengimi i tyre nga rrugët e këqija.