Kërkimi i faljes

Kërkimi falje për vete dhe për besimtarët pas falënderimit të Allahut dhe çuarjes salavate mbi profetin (Paqja dhe mëshirae Allahut qofshin mbi të) është një nga normat e pëlqyeshme të lutjes, e kjo duke u bazuar tek fjala e Allahut: “Kërko falje për veten tënde, për besimtarët dhe besimtaret.”

O Allah, Ti je Zot. Nuk ka të adhururuar me të drejtë përpos Teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt. Unë do t’i përmbahem marrëveshjes dhe premtimit Tënd aq sa mundem.Kërkoj mbrojtje prej Teje prej të keqës që kam kryer. Jam mirënjohës ndaj dhuntive të Tua që mi ke dhuruar mua, si dhe i pranoj gabimet e mia. Më fal,se s’ka kush i fal mëkatet përveç Teje.
Profeti Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e quajti këtë lutje: prijësi, zotnia i kërkimit të faljes. U quajt kështu,sepse përmbledh të gjitha domethënie te pendimit.Ai i cili e thotë këtë në mëngjes duke qenë i bindur në të dhe vdes po atë ditë, do të jetë ngabanorët e xhenetit.Ai i cili e thotë këtë në mbrëmje duke qenë i bindur në të dhe vdes po atë natë,do të jetë nga banorët e xhenetit.

0 Zoti ynë,na fal ne dhe Vëllezërit tanë të cilët na parakaluan në besim e mos shkakto në zemrat tona urrejtje ndaj atyre që kanë besuar.Zoti unë Ti je i Butë, Mëshirues. Pasardhësa te sahabëve, shokëve të profetit (Paqja
dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) u lutën me këtë lutje për sahabët.Ky ajet është argumenti qartë për dashurinë që kishin besimtarët që erdhën pas sahabëve për sahabët. Thotë Allahu i madhëruar: “Dhe ata të cilët erdhën pas atyre (sahabëve) thonë: 0 Zoti ynë, na fal ne dhe vëllezërit tanë të cilët na parakaluan në besim…”
O Zot, më fal mua dhe prindërit e mi dhe atë që hyn në shtëpinë time besimtar, dhe besimtarët dhe besimtaret dhe mosbesimtarëve jepu veç shkatërrim.

Kjo dua është e pëlqyeshme të bëhet,sepse e ka bërë profeti Nuh dhe ngase kjo lutje përmblodhi besimtarët dhe besimtaret.
Zoti ynë i bëmë padrejtësi veteve tona, nëse Ti nuk na fal ne, atëherë do të jemi prej të humburve.
Thuhet se këtë lutje e ka bërë Ademi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) pasi gaboi dhe theu urdhërin e Allahut. “Ademi mori disa fjalë nga Zoti i vet dhe Ai ia pranoi pendimin. Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirues.”
O Zot fal dhe mëshiro se Ti je më i miri mëshirues.
Këtë lutje e kanë bërë robërit besimtarë të Allahut. Thuhet se e kanë bërë muhaxhirinët. Allahu i madhëuar i ka udhëzuar ata me këtë lutje në fund të sures “Muëminunë”: [Kuran a=”23-El-Muminun:118″]
0 Zoti im, unë i kam bërë vetes time padrejtësi të madhe, dhe nuk i fal gjynahet veçse Ti. Më fal mua me një falje prej Teje dhe më mëshiro. Me të Vërtetë Ti je Faiësi, i Mëshirshmi.

Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të) i tha profetit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): Më mëso një lutje që të lutem në namazin tim. (Transmeton Buhariu nr.6326) Dhe nuk e përcaktoi se kur do ta thoshte atë lutje në sexhde, apo pas teshehudit. Kjo lutje qartëson se njeriu sado i devotshëm të jetë, patjetër do të bjerë në gabime dhe kurrë nuk ka mundësi t’ia japë hakun adhurimit.
Dijetarët këtë lutje e kanë cilësuar si lutje me fjalë të pakta, por me domethënie të madhe. Këtu i jepet prioritet çështjeve të ahiretit ndaj atyre të dynjasë.

Kërkoj falje dhe pendohem tek Ai i Cili nuk ka Zot tjetër përveç Tij. Ai është i Gjallë i Përjetshëm.
Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë se ai që e thotë këtë lutje do t’i falet gjynahu edhe nese ka dezertuar nga fronti i luftës. (Transmeton Tirmidhiu nr.3926) Nga këtu argumentohemi se kërkimi i faljes Vlen për gjynahet e mëdha dhe ato të vogla. Kur dihet fare mirë se dezertimi nga fronti i luftës është nga gjynahet e mëdha.

O Zot, më fal gjynahet e mia, që i kam kryer me padijen time dhe ato që i kam tejkaluar në të gjitha çështjet,e për të cilat Ti i di më mirë se unë.
0 Zoti ynë, më fal mua gjynahet e mia të vetqëllimta, apo të bëra nga padija apo ato të bëra me shaka,të gjitha ato qëndrojnë tek unë.
0 Zoti ynë, më fal gjynahet e mëparshme dhe ato të tanishmet, ato që i kam bërë fshehurazi dhe haptazi. Ti je i Pari dhe i Fundit dhe Ti je i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.

Transmetohet se profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e thoshte këtë lutje në fund të namazit, para ose pasi të jepte selam. (Transmeton Buhariu, nr.6398) Thuhet se e ka thënë këtë pasi zbriti ajeti i Kuranit: [Kuran a=”48-El-Fet’h:2″].
Ose duke zbatuar urdhërin e Allahut në ajetin: [Kuran a=”110-En-Nasr:3″]
0 Zoti ynë,çdo musliman që e shaj,bëje atë sharje afrim për të tek Ti Ditën e Kijametit.

Profeti Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: 0 Zoti ynë, me të vërtetë Muhamedi është njeri, nxehet ashtu siç nxehet çdo njeri… e më pas përmendi duan e mësipërme të transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi. Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: Hynë tek profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dy burra. I folën diçka po nuk e di se çfarë. E nxehën atë shumë aq sa i shau dhe i mallkoi të dy. Pasi dolën e pyeta për këtë gjë, dhe më tha: A nuk e di se çfarë më kushtëzoi Allahu mua? Thashë: 0 Zoti ynë, unë me të Vërtetë jam njeri, dhe kushdo prej muslimanëve që e mallkoi apo e shaj bëjë këtë gjë pastrim dhe shpërblim për të. (Transmeton Muslimi nr.6779).