Urtësia në orientimin e fëmijëve

Edukimi i fëmijëve është një përgjegjësi e madhe. Të dy prindërit kanë rolin e tyre në këtë përgjegjësi, që fëmijët të marrin një edukatë të shëndoshë, të përgatiten që në vogëli për të respektuar dispozitat e fesë dhe etikat e saj,të njohin të drejtat dhe detyrat.

Kjo është edhe fara e parë në formimin e burrit dhe të gruas së mirë e të  devotshme, që edhe shoqëria islame të jetojë në lumturi e qetësi. S’ka dyshim se shumë prindër janë indiferentë kundrejt kësaj përgjegjësie, gjë që ka bërë që të rriten breza që nuk e njohin rolin e tyre në jetë dhe që ecin me sy mbyllur.

Babai ka një pozitë të madhe në familje. Ai është përgjegjësi i parë në orientimin dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve. Kjo përgjegjësi fillon me përzgjedhjen e bashkëshortes,e cila do të bëhet nëna e fëmijëve të tij dhe shoqja e tij në përkujdesjen e edukimin e tyre. Allahu i lartësuar, kur i përshkruan gratë e devotshme, thotë: [Kuran a=”4-En-Nisa:34″]

Familja muslimane, që të jetë një kështjellë e sigurt për fëmijët dhe tokë e përshtatshme për bimët dhe filizat e rinj, duhet të përbëhet nga këta elementë.

Sa e mrekullueshme është po të bashkohen përpjekjet dhe mundi i të dy prindërve në përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve me urtësi, butësi dhe mëshirë, në ngulitjen e besimit në zemrat e tyre, që Allahu dhe i Dërguari i Tij të jenë më të dashurit për ta, në largimin e tyre nga e keqja, shoqëria e keqe e mëkatet. Por duhet të respektohet metoda e Islamit,e cila shpreh urtësi e tolerancë. Allahu i lartësuar thotë:[Kuran a=”2-El-Bekare:185″]
Profeti (a.s) ka thënë: ”Allahu është i butë dhe e do butësinë, jep për butësinë atë që nuk jep për dhunën.” (Transmeton Buhariu)

Kur babai e sheh kohën e përshtatshme për të këshilluar fëmijët e tij, duhet ta shfrytëzojë këtë moment, por pa i mërzitur ata, sepse këshillat e tepërta bëhen të mërzitshme, ndoshta edhe ndikimi i saj do të dobësohej dhe mund të çojënë një rezultat të kundërt. Profeti (a.s) shpesh tërhiqej nga këshillimi i shokëve të tij prej frikës se ata do të mërziteshin,megjithë dëshirën e tyre për të dëgjuar këshillat dhe udhëzimet e tij, si dhe mallin për fjalët e tij.

Prindërit duhet të përdorin takt në joshjen dhe frikësimin e fëmijëve, gjithmonë pa i kaluar kufijtë. Secili prej tyre duhet t’i bëjë fëmijët të ndiejnë butësinë dhe kujdesin e tyre, që ata të ndihen të lumtur; të kenë kujdes prej dhunës, e cila prek krenarinë e fëmijës dhe e ul atë. Më keq se kjo është kur ky poshtërohet përpara të tjerëve,shokëve apo të afërmve. Nëse babai e sheh të nevojshme ta edukojë  apo qortojë, të jetë i kujdesshëm të mos zemërohet e nevrikoset, aq sa ta bëjë atë të veprojë diçka për të cilën do të pendohet më pas.

Sa bukur është që të dy prindërit, për ndreqjen e fëmijëve dhe pasardhësve, t’i drejtohen me lutje Allahut të Lartësuar, që të jenë të moralshëm e respektues të fesë. Udhëheqësit tanë për këtë janë profetët,të cilët kanë qenë njerëzit që i luteshin më shumë Allahut për ndreqjen e fëmijëve. Ibrahimi (a.s) i lutej Zotit të tij, siç e përmend Allahu:[Kuran a=”14-Ibrahim:35″]Pasi Allahu i dhuroi pasardhës të devotshëm, ai e falënderon Allahun për këtë dhe thotë:[Kuran a=”14-Ibrahim:39″]Edhe Zekeria (a.s) lutej duke kërkuar pasardhës të vlefshëm. Allahu e përmend lutjen e tij dhe thotë:[Kuran a=”3-Ali-Imran:38″]Allahu i Lartësuar i lavdëron robërit e tij të devotshëm, përmend prej lutjeve të tyre e thotë: [Kuran a=”25-El-Furkan:74″]
Kështu, ti o prind, e ke detyrë t’i drejtohesh Allahut me lutje dhe të mos e humbësh shpresën në  mëshirën e Tij, sepse lutja është mburoja dhe arma e besimtarit, ndërkohë të mos e harrosh se Allahu është mbreti i mbretërve që i përgjigjet lutjes së nevojtarit kur e thërret. Por të kesh shumë kujdes e të mos lutesh për të keq kundër ndonjërit prej fëmijëve të tu, sepse ato janë bebja e syrit tënd dhe ti do të pyetesh për ta Ditën e Kiametit. A do të jesh i kënaqur që ndonjëri prej tyre të hidhet në zjarrin e Xhehenemit? A nuk të mjafton  thënia e Allahut të Lartësuar: [Kuran a=”66-Et-Tahrim:6″]
Kjo ka qenë edhe arsyeja që Profeti (a.s) i ka paralajmëruar prindërit prej lutjes kundër fëmijëve të tyre dhe ka thënë: ”Mos u lutni për të keq për veten tuaj dhe mos e bëni këtë me fëmijët tuaj, sepse ndoshta do të korrespondoni ndonjë orë në të cilën, nëse Allahut i kërkohet në të diçka, Ai i përgjigjet.”.(Transmeton Muslimi, 3009)

Gjithashtu, ka thënë: ”Tri lutje s’ka dyshim se u përgjigjet: lutja e atij që i është bërë padrejtësi, lutja e udhëtarit dhe lutja e prindit kundër fëmijës së tij. (Transmeton Tirmidhiu dhe e ka vlerësuar atë si të mirë (3448))

Një herë, Abdullah bin Mubarekut i kishte shkuar një person duke iu ankuar për fëmijën e tij. Ai e pyeti: ”A je lutur për të keqen e tij?” Burri tha: ”Po. Atëherë bin Mubareku i tha: ”Ti e ke prishur atë.” (Ringjallja e shkencave të fesë, Ebu Hamid El Gazali).