Cilat janë shkaqet që cojnë në dëshpërim?

Fatkeqësia më e madhe, që prek njeriun, është mosnjohja e Zotit, cilësitë absolute dhe të përsosura që Ai ka. Ky është shkaku kryesor e pas tij vijnë të tjera shkaqe. Kush nuk njeh Zotin e vet, për të tjerat, është edhe më i paditur. Padituria e njeriut, në këtë temë, nënkupton mosnjohjen e Zotit, i Cili ka krijuar dhe ka caktuar çdo gjë. Allahu (xh.sh) thotë: [Kuran a=”7-El-A’raf:54″]

Allahu (xh.sh) është Krijuesi i tërë krijesave, me cilësitë dhe veprimet e tyre. Këto janë pasoja të krijimit dhe fuqisë së Tij. Ai është Zotëruesi i tërë mbretërive, administruesi i punëve të krijesave të Tij, caktues, ligjvënës dhe shpërblyes: [Kuran a=”36-Jasin:83″]

Mosnjohja e njeriut me urdhrat dhe veprimet e Zotit të tij, si i Vetmi që sjell sprova dhe dobi, dhurues dhe provues, është këtu bëhet fjalë për dëshpërimin e ndaluar. U përmend më parë se dëshpërimi është një sëmundje dhe sprovë që i bie njeriut pa zgjedhjen e tij.

Nëse ai ia dorëzon atij zemrën e tij dhe nuk e kuron, dhembja do të shtohet e gjithashtu edhe brenga, si edhe sëmundjet e tjera. Kjo ndalesë flet për shkaqet dhe faktorët që janë prej vetë veprës së njeriut dhe që çojnë në thellimin në shpirt të dëshpërimit, derisa ta drejtojë njeriun negativisht, duke e penguar që ai të jetë rob i Allahut (xh.sh) në të mirë e në të keq.

Gjithashtu, mosnjohja dhe neglizhenca e njeriut ndaj urdhrave të Zotit të vet, qofshin ligjorë ato urdhra, që kanë lidhje me zemrën, si: njësimi, besimi, sinqeriteti, bindja dhe mbështetja tek Allahu (xh.sh), frika dhe droja prej Tij apo ato që kanë lidhje me gjymtyrët, si: abdesi, larja, namazi dhe tërë adhurimet, të tëra këto, atij do t’i vijnë si sprova nga vetvetja, sepse ai që nuk njeh Zotin e vet, nuk njeh mëshirën, butësinë, urtësinë dhe dispozitat e Tij. Ky njeri e ka imunitetin të dobët, pasi ai nuk e ka mbrojtur veten duke njohur Zotin e vet.

Nëse këtë e prek ndonjë e keqe apo i shpëton ndonjë gjë e dëshiruar, do të jetë krijesa më e hidhëruar dhe më e pafuqishme.
Për këtë, njeriu, nëse humbet njohjen e Allahut (xh.sh), emrat, cilësitë dhe atributet e Tij, është i privuar dhe i ka hapur vetes derën e humbjes. Çfarë ka njohur njeriu, nëse nuk njeh Allahun (xh.sh)? Çfarë të vërtete ka mësuar, kur i ka humbur kjo e vërtetë? Çfarë dije apo pune ka fituar ai, nëse nuk ka përftuar dijen për Allahun (xh.sh) dhe nuk ka vepruar për të arritur kënaqësinë e Tij, nuk ka njohur udhën që të çon tek Ai e se ç’duhet të bëjë pasi mbërrin tek Ai?

Mirësia largohet prej njeriut, nëse ai humbet këtë njohje, edhe nëse e zëvendëson atë me diçka nga dynjaja. Por edhe e tërë dynjaja nuk mund ta zëvendësojë këtë humbje. Koha ikën, jeta mbaron. Gjatë gjithë kësaj kohe zemra vazhdon të jetë me perde, nuk e ka ndier flladin e ngrohtë, nuk ka shijuar gjënë më të shijshme të saj, del nga dynjaja ashtu si ka hyrë në të. Tërë jeta e tij ka qenë hidhërim e dështim, vdekja e tij lëndim dhe ringjallja e tij pendim e keqardhje.

Ai, që do të këshillojë veten, ta gëzojë, ta lumturojë e ta shpëtojë atë, le të mendojë për këtë shkak në veten e tij dhe tek të tjerët.

Lexo shkakun e dytë: Lidhja me krijesën ejo me Allahun (xh.sh)