Si do të jenë gratë e banorëve të Xhenetit

Allahu i Madhëruar thotë: [Kuran a=”2-El-Bekare:25″]. Në fakt, fjala “të pastra” nënkupton gratë e pastra nga menstruacionet, lehonia, jashtëqitja, urina, rrjedhjet e hundës, pështyma dhe të gjitha llojet e papastërtive, nga të cilat vuajnë gratë e jetës së kësaj bote. Sa u përmend më lart në ajetin Kuranor, nënkupton pastërtinë e brendshme, larg nga sjelljet e pahijshme, larg nga cilësitë e ulëta, fjalët e pista dhe larg nga hedhja e shikimit diku tjetër vec burit të saj.
Duke përshkruar gratë e banorëve të Xhenetit, Allahu i Madhëruar thotë sërisht :[Kuran a=”55-Err-Rrahman:56″][Kuran a=”55-Err-Rrahman:57″][Kuran a=”55-Err-Rrahman:58″]

Komentuesit e Kuranit thonë se ato gra nuk i ka prekur kush dhe nuk kanë pasur marrëdhënie intime më parë me ndokënd. Pra ato janë të mbrojtura e të ruajtura posacërisht për banorët e Xhenetitqë u ka caktuar Allahu. Po ashtu, ALlahu (xh.sh) thotë për gratë e Xhenetit: [Kuran a=”55-Err-Rrahman:58″]. Safiri është gur i cmuar, i tillë që nesë shënon jë vizë mbi të mund ta shohësh atë vizë nga ana tjetër e tij tejpërtej.

Në një ajet tjetër thuhet: [Kuran a=”55-Err-Rrahman:72″]. Fjala “kufizojnë” do të thotë se ato janë të mbyllura.
Mukatili thotë se kuptimi i fjalës “të mbyllura” do të thotë se ato janë të mbyllura në tenda e nuk shohin askënd tjetër vec burrave të tyre. Allahu i Madhëruar i ka përshkruar ato gra me cilësitë e grave të mbrojtura dhe të ruajtura dhe ky është me të vërtetë një përshkrim i bukur. Por, kjo nuk do të thotë se ato nuk mund të largohen nga tendat e tyre për të shkuar në dhoma ose kopështe, ashtu si gratë e mbretërve ose si gratë e tjera të ruajtura dhe të mbrojtura , për të cilat nuk ka asgjë të keqe nëse dalin për të shkuar nëpër lulishte, kopështe etj.

Në një ajet tjetër Kuranor thuhet: [Kuran a=”55-Err-Rrahman:70″]. Pra ato janë gra me mirësjellje dhe cilësi të mira dhe të bukura e të mrekullueshme nga pamja e jashtme.

Allahu i Madhëruar thotë: [Kuran a=”56-El-Vakia:35″][Kuran a=”56-El-Vakia:36″][Kuran a=”56-El-Vakia:37″][Kuran a=”56-El-Vakia:38″]
Kelbi dhe Mukatili kanë thënë se gratë e plakura dhe të moshuara të dynjasë , ALlahu (xh.sh) thotë se i ka bërë në Xhenet me një krijim të ri, pas moshës së madhe dhe pleqërisë që kishin në jetën e dynjasë. Këtë koment e mbështet hadithi i transmetuar nga Aishja (r.a) e cila tregon : ” Profeti alejhi selam erdhi tek ne dhe më gjeti me një grua plakë. Më pyeti: ” Kush është kjo?” Unë i thashë se ishte njëra prej tezeve të mia. Pastaj ai tha: ” Nuk do të hyjë në Xhenet asnjë e moshuar“. Ai, me shaka , tha një të vertetë që ndoshta e mërziti plakën , prandaj e qetësoi atë duke cituar ajetin kuranor: [Kuran a=”56-El-Vakia:35″].
Në suren Nebe, Allahu i Madhëruar thotë: [Kuran a=”78-En-Nebe’:31″][Kuran a=”78-En-Nebe’:32″][Kuran a=”78-En-Nebe’:33″]

Enes ibn Maliku transmeton se I dërguari i Allahut ka thënë: ” Sikur një grua e Xhenetit të zgjatej drejt Tokës, do të mbushte me erë të mirë dhe do të ndriconte gjithcka që gjendet mes asaj dhe Tokës.”

Ebu Hurejra tregon se Profeti alejhi selam ka thënë: ” Për një burrë në Xhenet do të ketë dy hyri; të cilave u shihet palca e këmbës përtej rrobave dhe secila prej tyre do të ketë shtatëdhjetë veshje”. Gjithashtu, Ebu Seid El -Hudri transmeton se, lidhur me ajetin Kuranor: [Kuran a=”55-Err-Rrahman:58″], Profeti Muhamed alejhi selam ka thënë: ” Banori i Xhenetit do ta shohë fytyrën e tij në faqen e hyrisë së Xhenetit me kthjellët se në pasqyrë dhe perla në trupin e saj ndricon gjithcka që gjendet mes lindjes dhe perëndimit. Ajo do të ketë veshur shtatëdhjetë rroba , në të cilat do të depërtojë shikim i tij dhe në ketë mënyrë ai do të shohë palcen e këmbës së saj përtej tyre.”