Amaneti në martesë

Besnikëria është një prej elementëve bazë të lumturisë bashkëshortore, ndërsa tradhtia është një prej faktorëve të shkatërrimit të martesës. Prej saj rrjedh largimi i begatisë, mungesa e mirësisë së trashëgimtarëve, shkatërrimi i shtëpisë dhe përçarja mes fëmijëve. Tradhtia mund të jetë në nder, mund të jetë në përhapjen e sekreteve, mund të jetë në përgjimin e palës tjetër dhe në mënyra të tjera të pabesisë dhe mungesës së amanetit.

Nëse nuk përmbushet ndjenja e besnikërisë mes bashkëshortëve, atëherë aleanca me institucionin e martesës përfundon pashmangshmërisht. Kjo ndodh për shkak pasigurisë në palën tjetër dhe të mos qetësisë nga sjellja e palës tjetër. Prej shenjave të mirëbesimit mes bashkëshortëve është që çdo njëri prej tyre t’i transmetojë shqetësimet e tij palës tjetër, të flasë për synimet dhe ëndrrat e tij, që herë pas here t’i tregojnë njëri-tjetrit se kanë nevojë për palën tjetër dhe se ajo palë falënderon Allahun e Madhërishëm që i bashkoi ata në marrëdhënie bashkëshortore. Kjo është prej sigurisë dhe besueshmërisë në fjalë. Mbrojtja e ndërsjellë që bashkëshortët i bëjnë pasurisë, emrit, reputacionit, punës dhe personalitetit të njëri-tjetrit, shton
ndjenjës e qetësisë dhe përmbush sigurinë dhe prehjen tek njëri-tjetri.

Ndoshta nevoja që ka gruaja për prehje dhe qetësi është edhe më e madhe se e burrit, prandaj ne i themi bashkëshortit që ji i drejtpërdrejtë me të dhe tregoi asaj për nevojën dhe dashurinë që ushqen për të! Aishja (r.a.) kërkonte të sigurohej dhe të qetësohej për pozitën që ajo kishte tek Profeti (a.s.), prandaj e pyeste se si ishte lidhja mes tyre dhe i Dërguari i Allahut e qetësonte duke i thënë se ishte si nyja e lidhur fort.

Dije se kur gruaja humbet ndjenjën e prehjes dhe të besimit, zgjedhja e saj e vetme është të shmangë ndjenjën e dashurisë dhe t’i mpijë ato ndjenja nëpërmjet sjelljeve kronike, si: lënia e ushqimit, lënia pas dore e punës, ndoshta edhe lënia pas dore edhe e edukimit të fëmijëve dhe e pastrimit, por edhe me këto sjelle ajo bien në pusin e ndjenjave të zhgënjimit, demoralizimit, të cilat mund mundet t’i kontrollojë me lehtësi.

Në një jetë bashkëshortore duhet që ndjenja e besimit të jetë detyrimisht prezente tek të dyja palët, në mënyrë që t’ia dalin të jetojnë të lumtur, pasi prej gjërave më esenciale të jetës bashkëshortore është që ajo të mos jetë e ndërtuar mbi dyshime dhe nuk mund të vazhdojë një jetë me dyshime. Besimi patjetër që të jetë reciprok dhe absolut. Para çdo grimce dyshimi shkatërrohet edhe çdo grimcë dashurie dhe lidhja fillon të ngjisë shkallët e rrënimit. Shumë nuk arrin ta kuptojnë këtë të vërtetë të rrezikshme. Edhe piramida mund të rrënohet gradualisht.

Rrënohet një grimcë, pastaj e pason një tjetër dhe kështu mund të zbardhet një ditë dhe të mos ketë mbetur më gjurmë prej saj. Kështu humbet i dashuri i zemrës dhe rrënohet martesa.

Ndoshta një bashkëshorte “gabimtare” mundtë mendojë se me ngjallje ne ndjenjave të dyshimit tek bashkëshorti i saj do të ngjallë edhe ndjenjat e dhembshurisë tek ai dhe ai do të jetë edhe më i dhënë pas saj, e mbase do t’ia dijë vlerën që ajo ka. Këtë lojë mund ta luajë edhe bashkëshorti dhe gruaja të shfaqë ndjenjën e xhelozisë, të interesimit të saj për bashkëshortin dhe që të dy flenë në shtratin prej gjembave, jetojnë në tokën prej zjarri dhe thithin ajrin e helmuar.

Besimi tek shoku i jetës ka forma të ndryshme, siç është besimi në aftësitë e tij, në qëndrimet dhe vendimet e tij, në reagimet dhe fjalët e tij. Ruajtja e nderit të çiftit është amanet dhe me nder këtu kam parasysh pastërtinë nga imoraliteti.

Me ruajtjen e nderi të saj, bashkëshortja e ka nderuar burrin e saj. Ruajtja e nderit të saj është detyrë për të edhe nëse nuk do të ishte bashkëshorte, por pas martesës është edhe më e detyrueshme; sepse para martesës ajo ruan të drejtën e Allahun në nderin e saj dhe pas martesës ruan përveç të drejtës së Allahut, edhe të drejtën e bashkëshortit. Prandaj le ta vlerësojë gruaja këtë përgjegjësi.
Ruajtja e nderit bëhet në dy mënyra, e para: largimi nga imoraliteti dhe e dyta: largimi nga veprat që të çojnë drejt tij, që ngjallin dyshime rreth tij. Islami është feja e natyrës së pastër dhe të paqtë. Ai ka urdhëruar për ruajtjen e nderit dhe ka vendosur ligje që e përmbushin atë.

Amaneti për ruajtjen e nderit shfaqet në:
1. Konsiderimin e ruajtjes së nderit prej virtyteve të besimtarëve:[Kuran a=”23-El-Muminun:1″][Kuran a=”23-El-Muminun:2″][Kuran a=”23-El-Muminun:3″][Kuran a=”23-El-Muminun:4″][Kuran a=”23-El-Muminun:5″]
Allahu u ka premtuar falje atyre që ruajnë nderin e tyre:[Kuran a=”33-El-Ahzab:35″]
Ruajtjen e nderit Allahu e ka bërë prej cilësive të gruas së mirë:[Kuran a=”4-En-Nisa:34″]

I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kur gruaja fal të pestat e saj (namazet), agjëron muajin e saj, ruan nderin e saj, dhe i bindet burrit të saj, i thuhet hyr në Xhenet, nga cila derë të dëshirosh.”
E njëjta gjë vlen edhe për burrat. Në hadithin e shtatë personave që do të qëndrojnë në hijen e Fronit të Allahut të Madhërishëm Ditën e Gjykimit, kur nuk do të ketë hije tjetër përveç saj, prej tyre është edhe një burrë, të cilin një grua me pozitë dhe e bukur e fton në imoralitet dhe ai i përgjigjet se i frikësohet Allahut.

2. Mbrojtjen e nderit Ligjvënësi e ka bërë të detyrueshme dhe personin që
vdes në mbrojtje të nderit të vet Allahu e ka konsideruar dëshmor/shehid. Në një hadith thuhet: “Kush vdes në mbrojtje të pasurisë së tij është dëshmor, kush vdes në mbrojtje të gjakut të tij eshë dëshmor, kush vdes në mbrojtje të fesë së tij është dëshmor, kush vdes në mbrojtje të familjes së tij është dëshmor.”

3. Islami ka vendosur disa rregulla mbrojtëse të përbashkëta për burrin dhe
gruan, siç janë: ulja e shikimit, mbulimi i pjesë të turpshme, shmangia e veçimit me një të huaj etj., ose rregulla të posaçme siç janë për gruan, p.sh.: përparësia e qëndrimit në shtëpi, mosngritja e zërit, moslejimi i një të huaji për të hyrë në shtëpinë e bashkëshortit, mosudhëtimi i gjatë (vetëm) dhe largimi nga çdo gjë që u tërheq vëmendjen të tjerëve, shmangia e uljeve në vende ku ka shumë njerëz, veshja e hixhabit islam etj.

4. Islami ia ka ndaluar gruas që t’i përshkruajë në detaje bashkëshortit të saj
bukuritë e një gruaje tjetër, çka mund të nxisë joshje. Pejgaberi (a.s.) ka thënë: ”Kur një grua shikon një grua tjetër, të mos ia përshkruajë bashkëshortit të saj, sikur ai të jetë duke e parë atë!”
Gjithashtu, Islami e ka obliguar edhe burrin të ulë shikimin e tij, të mos prekë me dorë një grua të huaj, ose t’i dalë asaj përpara dhe të mos veçohet me të. Sikurse ka ndaluar që bashkëshorti të betohet se do ta braktisë në shtrat gruan e tij më shumë se katër muaj dhe i ka nxitur marrëdhëniet me të nëse shikon një grua të huaj dhe joshet prej saj.

Edhe pas Vdekjes:
Ruajtja e nderit të bashkëshortit nuk mbaron me vdekjen e tij, por zgjat edhe pas vdekjes së tij. Kjo shfaqet me periudhën e zisë që mban gruaja për bashkëshortin e saj, duke qëndruar në shtëpinë e tij, duke mos dalë prej saj dhe duke shmangur zbukurimet në trupin e saj. Profeti (a.s.) ka thënë: ”Nuk i lejohet një gruaje që beson në Allahun dhe Botën Tjetër të mbaj zi më shumë se tri ditë, përveçse për burrin e saj, për të Cilin ajo mban zi katër muaj e dhjetë ditë.”