Disa cështje prej të cilave duhet të kesh kujdes

l- Këmbëngulja në gjynahe
Rruga e saktë drejt pendimit për gjynahet nuk mund të jetë duke këmbëngulur në to, sepse ky është një gabim i madh, i cili bie në kundërshtim me objektivin e kërkimit të faljes dhe qëllimin e saj. Allahu i Madhëruar ka thënë:[Kuran a=”3-Ali-Imran:135″]

2 – Shpërfillja e mësimeve dhe e këshillave
Allahu xh.sh. ka thënë:[Kuran a=”5-El-Maide:71″] Dhe:[Kuran a=”9-Et-Teube:126″]

3- Nënvleftësimi i gabimeve
I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kini frikë nga nënvleftësimi i gabimeve, sepse ato mblidhen derisa e shkatërrojnë njeriun, sikurse një njeri i cili ishte në një vend të shkretë dhe deshi të përgatiste për mysafirët që i erdhën. Filluan gjithsecili prej tyre të mblidhte nga një dru dhe mblodhën aq shumë sa ndezën një zjarr dhe poqën gjithçka që hodhën brenda.”.

4 – Publikimi i gjynaheve
I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “I gjithë umeti im (pasuesit e mi) është i falur përveçse ata që i publikojnë gjynahet. (Regjistruan Buhariu (10/405), Muslimi (2990) nga transmetimi i Ebu Hurejrës).