Amaneti në edukimin e fëmijëve

Fëmijët janë dhuratë dhe mirësi nga Allahu si Madhërishëm. Zemrat gëzohen kur i shikojnë ata, sytë qetësohen dhe shpirti lumturohet me lumturinë e tyre. Zekerija (alejhi selam) lutej:[Kuran a=”21-El-Enbija:89″]

Fëmijët janë bukuria e jetës së Dynjasë. Këtë mirësi të madhe nuk e vlerëson sa duhet vetëm ai që i është mohuar kjo mirësi. Atë e shikon të shpenzojë pasurinë e tij dhe kohën e tij për të gjetur një mjekim. Bukuria e fëmijëve nuk është e plotë vetëm se me fenë dhe me moralin e mirë, përndryshe ata shndërrohen në fatkeqësi për prindërit e tyre, në Dynja dhe në Ahiret. Të parët tanë të mirë tregonin kujdes të madh në përmbushje të kësaj detyre. Kalifi abasit El Mansur dërgon të pyesnin emevitët që ishin në burgu se ç’gjë u kishin humbur më shumë. Ata i thanë se asgjë nuk kishin humbur më shumë se sa edukimi i fëmijëve tyre.

Edukimi i fëmijëve është amanet në bazë të argumenteve të sakta nga Sheriati. ”Të gjithë ju jeni përgjegjës dhe të gjithë ju mbani përgjegjësi për ata që keni nën përgjegjësinëtuaj”. Allahu i Madhërishëm thotë:[Kuran a=”31-Lukman:16″]

Ky është edukimi në i fëmijëve që ata të kenë gjithmonë parasysh se Allahu i sheh.