Kurani ka zbritur që të jetë libër udhëzimi, që të udhërrëfejë njerëzimin drejt besimit tek Allahu i Lartmadhëruar; ai ka stil të shkëlqyer, i cili mund të përmblidhet në çështjet e mëposhtme:
l. Ngacmimi i arsyes dhe bashkëbisedim me njohuritë e saj
Në fillim ai e thërret njeriun të vështrojë Gjithësinë që e rrethon, me qëllim që të udhëzohet dhe të mendojë për Krijuesin që e ka shpikur atë dhe, kështu më pas ti i drejtohet Atij me bindje dhe vullnet të lirë, ndërkohë që është bindur për domosdoshmërinë e nevojës që ai ka për Zotin e tij. Kushdo që shfleton Kuranin Famëlartë dhe lexon ajetet e tij, ai sheh se sa shpesh Kurani kujdeset për zgjimin e arsyes dhe tërheqjen e vëmendjes.
Për këtë Allahu i Lartmadhëruar thotë:[Kuran a=”10-Junus:101″] Po ashtu Ai thotë: [Kuran a=”29-El-Ankebut:20″]
Në ajetin e parë të sures Junus, vërehet se ajeti vjen pas bisedës rreth jobesimtarëve përgënjeshtrues, banorë të vendbanimeve, ku Allahu tregon se si ndëshkoi cilindo që nuk besoi prej tyre dhe, mbasi mbyll bisedën për ta kalon tek i Dërguari a.s. që tu thotë arabëve: “Thuaj: “Shikoni!” Dhe po si këtu, në suren Ankebut, pasi përmendet populli i Ibrahimit a.s., qortimi për përgënjeshtrimin dhe mohimin që bashkëkohësit e tij i bënë Allahut, biseda kalon te Profeti Muhamed a.s., duke e urdhëruar atë të urdhërojë popullin e tij të vështrojë ekzistencën, duke filluar me udhëtimin nëpër Tokë.
Kështu edhe Umeti i sotëm, është një prej hallkave nga të cilat është formuar zinxhiri i popujve të mëparshëm. Ai nuk ka asgjë më tepër se ata dhe as më pak. Sigurisht, nëse ata do të mbajë amanetin (besimin) do të jenë të lumtur dhe nëse do të bëhen mohues do të vuajnë, pra e gjithë çështja lidhet me nevojën e besimit, sikurse ka thënë Allahu i Lartmadhëruar: [Kuran a=”54-El-Kamer:43″]
Kurani ndonjëherë përmend se shumica e kundërshtarëve të besimit në Zot nuk arsyetojnë. Këtu nuk është fjala se ata janë të çmendur, porse ata refuzojnë çdo gjë që u bëhet e qartë në mendjet e tyre si e vërtetë, për shkak të kryeneçësisë që ata kanë. Në fundin e shumë ajeteve gjejmë thënien e Allahut të Lartmadhëruar:“.. .nuk arsyetojnë?’., sikurse në ajetin 171 të sures Bekare, në ajetin 58 të sures Maide, në ajetin 103 të sures Maide gjithashtu dhe në ajetin 63 të sures Ankebut.
Kjo do të thotë se Kurani Famëlartë ka vendosur si përparësi misionin e bindjes së mendjes së njeriut për domosdoshmërinë e besimit tek Allahu, duke shtuar se njësimi i Zotit (besimi në një Zot të vetëm), gjendet i ngulitur nga Allahu në shpirtrat e njerëzve, të cilin Ai e ka vendosur që në Krijim dhe për të cilin Ai ka thënë: [Kuran a=”30-Er-Rrum:30″]
I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Nuk ka të porsalindur që të mos jetë natyrshëm musliman i pastër, porse në të vërtetë janë prindërit e tij ata që do ta bëjnë atë hebre apo të krishterë, apo të zjarradhurues”.(Muslimi, 2658)
Kjo tregon se shpirtrat kanë një parapërgatitje krijimi fillestare që çon në pranimin e njësimit të Zotit, kështu që nëse pas kësaj i drejtohet ftesa dhe nuk përudhet në të, kjo nuk ndodh se ai është i paqartë për këtë, por për shkak të mohimit dhe kryeneçësisë, sikurse ka thënë Allahu i Lartmadhëruar: [Kuran a=”27-En-Neml:14″]
Thirrësit e sotëm në besim nuk mund ti shpëtojnë nevojës për të gjurmuar nga pas mendjen e njerëzve që janë larguar nga Allahu, derisa ta zënë atë dhe tu flasin me çfarë pranojnë dhe kuptojnë, dhe kështu t’i kthehen besimit. “Thirrësve nuk u mungon aftësia, por duhet të pajisen me njohuri të mjaftueshme rreth shpikjeve dhe zbulimeve që njerëzimi ka bërë sot për gjithësinë, për t’u trokitur atyre nga kjo derë, sikurse thotë Allahu i Lartmadhëruar: [Kuran a=”5-El-Maide:23”]
2. Studimi i përfundimit të kombeve të mëparshëm dhe epokat e tyre të kaluara. Kurani Famëlartë ka përmendur shumë nga kombet që u larguan nga besimi, bënë çrregullime në Tokë, kundërshtuan thirrjen e të dërguarve të Allahut, zbatuan në jetën e tyre metoda dhe ligje ndryshe (në kundërshtimin) nga ligjet e Allahut të zbritur përmes të dërguarve të Tij. Allahu iu dha atyre një ndëshkim të merituar, kur më parë u pat dhënë atyre pushtet në Tokë. Kjo
është pasqyruar në shumë kapituj Kuranorë, që trajtojnë gjendjen e kombeve. Ndër ta përmendet surja El-Ankebut, ku flitet për popullin e Nuhut, Ibrahimit, Lutit, Shuaibit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ta dhe, më pas përmendet populli i Adit, Themudit, Faraonit, Hamanit dhe Karunit. Për këto
Allahu i Lartmadhëruar thotë:[Kuran a=”29-El-Ankebut:40″]
Kurani Famëlartë tregon se Allahu nuk ka dënuar asnjë komb në këtë dynja, vetëm mbasi e ka furnizuar atë me begati dhe mesazhin (shpalljen) e të dërguarve. Për këtë thotë: [Kuran a=”30-Er-Rrum:9″]
Allahu i Lartmadhëruar gjithashtu ka thënë: [Kuran a=”89-El-Fexhr:6″][Kuran a=”89-El-Fexhr:7″][Kuran a=”89-El-Fexhr:8″][Kuran a=”89-El-Fexhr:9″]
Dhe Allahu i Lartmadhëruar gjithashtu thotë për popullin e Hudit a.s.: [Kuran a=”26-Esh-Shuara:128″][Kuran a=”26-Esh-Shuara:129″][Kuran a=”26-Esh-Shuara:130″][Kuran a=”26-Esh-Shuara:131″][Kuran a=”26-Esh-Shuara:132″][Kuran a=”26-Esh-Shuara:133″][Kuran a=”26-Esh-Shuara:134″]
Po në të njëjtën sure për Themudin, popullin e Salihut a.s. thotë: [Kuran a=”26-Esh-Shuara:146″][Kuran a=”26-Esh-Shuara:147″][Kuran a=”26-Esh-Shuara:148″][Kuran a=”26-Esh-Shuara:149″]
Po ashtu thotë: “Vendbanimi i Sebës ishte një shenjë e qartë për banorët e tij: dy kopshte në të djathtë dhe në të majtë të lumit. (Ne u thamë atyre): [Kuran a=”34-Sebe’:15″]
Këto janë vetëm shembuj për të kujtuar se disa prej kombeve të cilët Allahu i begatoi dhe mbas kësaj ata u larguan nga Ai, kështu që, natyrisht, Ai i dënoi ata në këtë dynja, vetëm mbasi u pati çuar të dërguarit e Tij. Lidhur me këtë Kurani përmend: [Kuran a=”35-Fatir:24″]
I Lartmadhëruari gjithashtu thotë: [Kuran a=”17-El-Isra:15″]
Për këtë arsye Kurani përmend shumë rrëfime rreth kombeve të mëparshëm, dhe sqaron se këtë e bën për të nxjerrë mësime e përvojë, sikurse thotë Allahu i Lartmadhëruar: [Kuran a=”12-Jusuf:111″]
3. Përmendja e gjendjes që do të përjetojnë përgënjeshtruesit Ditën e Kiametit.
Vërtet, në këtë ka mësim dhe përvojë dhe kur Kurani Famëlartë i thërret njerëzit për në besim tek Allahu në fillim të ajetit e shoqëron atë gjithmonë me përmendjen e Ditës së Kiametit, për të bërë lidhjen midis fillimit dhe fundit, pastaj bën gjykimin e ecurisë midis tyre.
Pamjet që përshkruan Kurani Famëlartë për disa nga përjetimet e Ditës së Kiametit dhe Zjarrit të Xhehenemit, që do të përjetojnë tërë përgënjeshtruesit, tronditin shpirtrat kryeneçë dhe bëjnë të dridhen zemrat. Për këtë flasin suret Tekvir, Infitar, Inshikak, si dhe shumë sure të tjera që përmendin kolapsin e Gjithësisë dhe që paralajmërojnë fundin e saj, si dhe sure të tjera që përmendin gjendjet e njerëzve (banorëve) të Zjarrit kur hidhen në të. I lutemi Allahut të na largojë nga Zjarri sikurse ka bërë skajshëm të largët Lindjen nga Perëndimi.