Divorci është në dorën e burrit, dhe dëshmia e dy grave është e barabartë me dëshminë e një burri të vetëm

Për shkak se gruaja kryen përgjegjësitë e amësisë dhe edukimit, të cilat kërkojnë dashuri dhe zemërngrohtësi, Allahu e ka bërë femrën më shumë të dashur dhe më zemërgjerë se burri. Për këtë shkak, femra i jep më shumë përparësi ndjenjave sesa intelektit të saj. Për këtë arsye, Islami nuk e ka lënë divorcin në dorën e saj, sepse ajo është më shumë e ndjeshme dhe mund ta divorcojë burrin për shkaqe absurde.

Gjithashtu, deshmia e dy grave është e barabartë me dëshminë e një burri , sepse dëshmia kërkon saktësi, mendim të pastër dhe kujtesë të fortë. Për shkak të amësisë dhe martesës, intelekti i femres, në të shumtën e rasteve , është i preokupuar me punët ndaj shtëpisë, bashkëshortit dhe fëmijëve të saj. Kështu, ajo bëhet subjekt i harresës, në vecanti kur është shtatzanë, lehone ose vuan nga dhimbjet e periodave. Për këtë arsye, dëshmia e dy femrave është e barabartë me dëshminë e një burri, sepse njëra prej tyre mund të harrojë, kurse tjetra ia kujton. Thotë Allahu i Lartësuar: [Kuran a=”2-El-Bekare:282″]

Shkurtimisht, këto janë dallimet midis burrit dhe gruas, dhe sic pamë, këto dallime nuk e prekin natyrën e femrës dhe intelektin e saj. Sepse këto dallime janë në përputhje me ndryshimin e detyrave dhe funksioneve tek të dy gjintë. Kështu që , ky dallim është shkak për ndryshimin e përgjegjësive dhe detyrimeve në familje dhe shoqëri.