Eshtë koha që të bësh vepra të mira

Duhet ta dish, o rob i penduar, se ka ardhur koha që të bësh vepra të mira, për të ekuilibruar gjynahet që ke bërë deri tani!

Këtë mund ta arrish vetëm duke bashkuar ëmbëlsinë e diturisë me forcën e durimit dhe të vazhdosh me vendosmëri në këtë drejtim.
Kujdes nga neglizhenca në fenë e Allahut edhe sikur të mbash në dorë një thëngjill.

Nuk ka mbetur veçse pak kohë kur të nxirret ajo që është në varreza dhe të tubohet ajo që është në gjokse e ta kuptojnë të papërgatiturit se kanë qenë në rrugën e të humburve dhe gjendja e tyre do të jetë ashtu si e ka përshkruar Allahu xh.sh në ajetet e mëposhtme: [Kuran a=”67-El-Mulk:10″][Kuran a=”67-El-Mulk:11″]

I lartësuar je Ti, o Allah dhe Ty të takon falënderimi! Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Teje. Ty të kërkoj falje dhe tek Ty kthehem i penduar.